Thirrje publike për ndarjen e mbështetjes financiare për udhëzuesit turistik

Institucion: 
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut
Рок на пријавување: 
25.05.2021

Në bazë të Ligjit për Realizimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021 dhe setin e 6të masave ekonomike të antikrizës KOVID-19 në 2021, kurse në përputhje me Programin P - Masat për ballafaqimin me krizën KOVID-19, nën-programin P1 - Masat për ballafaqimin me krizën KOVID-19, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut - Sekretariati i Përgjithshëm shpall:

THIRRJE PUBLIKE
PËR NDARJEN E MBËSHTETJES FINANCIARE PËR UDHËZUESIT TURISTIK

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut shpall thirrje për mbështetje financiare për udhëzuesit e licencuar turistik në korniza të pakos së gjashtë të masave ekonomike për rimëkëmbjen e ekonomisë maqedonase dhe për tejkalimin e krizës ekonomike KOVID-19.

Thirrja ka për qëllim të sigurojë mbështetje financiare për udhëzuesit e regjistruar turistik të cilët për shkak të situatës me Pandeminë nuk mundën të kryejnë veprimtari.

  1. Lëndë e mbështetjes: Mbështetje financiare për udhëzuesit turistik cilët për shkak të situatës me Pandeminë nuk mundën të kryejnë veprimtari.
     
  2. Të drejtë për pjesëmarrje në thirrjen publike kanë të gjithë personat fizik të regjistruar si udhëzues turistik në Regjistrin e Ministrisë së Ekonomisë  cilët gjatë vitit 2020 kishin të ardhura mesatare mujore neto më të ulët se 15,000 denarë.
     
  3. Shuma e mbështetjes
    Mbështetja financiare do të jetë në shumë neto prej 30.750 denarë për person.
     
  4. Formulari për aplikim
    Aplikuesit deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut - Sekretariati i Përgjithshëm dorëzojnë FLETËPARAQITJE të formularit i cili është pjesë përbërëse e kësaj thirrjeje.
     
  5. Vlerësimi i fletëparaqitjeve të arritura:
    Komisioni i formuar nga Sekretariati i Përgjithshëm dhe Ministria e Ekonomisë do t’i shqyrtojë kërkesat e parashtruara dhe do të përgatisë raport nga vlerësimi, llogaritja e pagesës në miratim deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.  Kërkesat që nuk do t’i përmbajnë të dhënat e nevojshme në përputhje me këtë thirrje publike, do të llogaritenjo të plota dhe nuk do të shqyrtohen.
     
  6. Mënyra dhe afati i aplikimit
    Fletëparaqitja dorëzohet në një ekzemplar origjinal të vërtetuar dhe nënshkruar nga ana e personit përgjegjës të subjektit, si dhe deklaratë me të cilën parashtruesi i fletëparaqitjes pranon përgjegjësi të plotë morale, materiale dhe penale për saktësinë e të dhënave të përmendura në fletëparaqitjen.

    Në bashkëngjitje të fletëparaqitje duhet të dorëzohet:

    • Legjitimacioni i punës (dokument i dhënë nga Shoqata e Udhëzuesve Turistik dhe Shoqëruesve të Maqedonisë së  Veriut);
    • Vërtetim nga Agjencia për Punësim se nuk është në marrëdhënie pune të rregullt;
    • Marrëveshje me Agjenci turistike për angazhim si udhëzues turistik në vitin 2019

Fletëparaqitja dorëzohet në zarf të mbyllur nëpërmjet postës në adresën: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut - Sekretariati i Përgjithshëm, Blvd. "Ilinden" nr. 2, 1000 Shkup ose përmes dorëzimit në arkivat e Qeverisë, çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në 16:00.

Në pjesën e përparme të zarfit në këndin e sipërm të majtë të shkruaj "MOS E HAP", dhe poshtë tij “PËR NDARJEN E MBËSHTETJES FINANCIARE PËR UDHËZUESIT TURISTIK”
Kërkesat që nuk do t’i përmbajnë të dhënat e kërkuara të kësaj thirrje publike ose nëse nuk arrijnë në korniza të afatit për parashtrim, do të llogariten jo të plota dhe / ose të jo në kohë dhe nuk do të shqyrtohen.
​​​​​​​
Afati për parashtrimin e fletëparaqitjeve është më së voni deri më 25 maj të vitit 2021.