Thirrje publike për mbështetje financiare për studiot fotografike dhe qendrat e fitnesit të regjistruara

Institucion: 
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut
Рок на пријавување: 
01.06.2021

Në bazë të Ligjit për Realizimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021 dhe setin e 6të masave ekonomike të antikrizës KOVID-19 në 2021, kurse në përputhje me Programin P - Masat për ballafaqimin me krizën KOVID-19, nën-programin P1 - Masat për ballafaqimin me krizën KOVID-19, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut - Sekretariati i Përgjithshëm shpall:

THIRRJE PUBLIKE 
për mbështetje financiare për studiot fotografike dhe qendrat e fitnesit të regjistruara

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut shpallë thirrje për mbështetje financiare për studiot fotografike dhe qendrat e fitnesit të regjistruara në suaza të pakos së gjashtë të masave ekonomike për rimëkëmbjen e ekonomisë  maqedonase dhe për dalje nga kriza ekonomike KOVID-19.
Thirrja ka për qëllim të sigurojë mbështetje financiare për studiot fotografike dhe qendrat e fitnesit të regjistruara të cilat ishin të mbyllura me Vendim të Qeverisë për ndalesë të plotë për vizitorët-mysafirë.

  1. Lëndë e mbështetjes: Mbështetje financiare për studiot fotografike dhe qendrat e fitnesit të cilat ishin të mbyllura me Vendim të Qeverisë.
     
  2. Të drejtë për pjesëmarrje kanë të gjithë studiot fotografike dhe qendrat e fitnesit të regjistruara dhe që kanë veprimtari parësore
    • 74.20 veprimtari fotografike
    • 93.13 Objekte për fitnes
       
  3. Shuma e mbështetjes
    Bazë për llogaritjen e mbështetjes mirren të ardhurat mesatare mujore të realizuar në vitin 2019. Shuma e mbështetjes llogaritet si shumë prej 30% e të ardhurave mesatare mujore. Për subjektet që do të parashtrojnë fletëparaqitje për këtë thirrje, e të cilat janë regjistruara gjatë vitit 2019, bazë për llogaritjen është e ardhura mesatare mujore nga dita e themelimit deri në fund të vitit 2019. Për më tepër, secili subjekt aktiv i regjistruar do të marrë mbështetje financiare në vlerë prej 15,200 denarë për të punësuar, sipas numrit të orëve efektive të punës, me prerje nga 31.12.2020.
     
  4. Kushte të veçanta për  shfrytëzimin e ndihmës financiare

    Secili subjekt juridik i cili do të aplikojë dhe të cilit do ti paguhen mjetet nga thirrja, nëse më 31.12.2021 ka numër të zvogëluar të punonjësve krahasuar me 31.12.2020 atëherë ka detyrim për kthimin e 50 % të mbështetjes së realizuar financiare në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

    Secili subjekt juridik i cili do të aplikojë dhe do të fitojë mjete nga thirrja, nëse më 31.12.2021 ka numër të njëjtë të punonjësve si në 31.12.2020 ka për detyrë të kthejë 20% të shumës së përgjithshme të mbështetjes financiare në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

    Secili subjekt juridik i cili do të aplikojë dhe do ti paguhen mjetet nga thirrja, nëse më 31.12.2021 ka numër të rritur të punonjësve krahasuar me 31.12.2020 nuk ka detyrim për kthimin e mjeteve në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
     

  5. Formulari i aplikimit
    Subjektet deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut-Sekretariati i Përgjithshëm dorëzojnë FLETËPARAQITJE me formular i cili është pjesë përbërëse e kësaj thirrje.
     
  6. Vlerësimi i fletëparaqitjeve të arritura:  
    Komisioni i formuar nga Sekretariati i Përgjithshëm dhe Ministria e Ekonomisë do t’i shqyrtojë kërkesat e parashtruara dhe do të përgatit raport të vlerësimit dhe llogaritje për pagesë në miratim deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kërkesat që nuk do të përmbajnë të dhënat e nevojshme në përputhje me Thirrjen Publike, do të llogariten të pakompletuara dhe nuk do të shqyrtohen.
     
  7. Mënyra dhe afati i aplikimit
    Fletëparaqitja dorëzohet në një ekzemplarë origjinal të vërtetuar dhe nënshkruar nga personi përgjegjës i subjektit, si dhe deklaratë me të cilën parashtruesi i fletëparaqitjes pranon me përgjegjësi të plotë morale, materiale dhe penale për saktësinë e të dhënave të shënuara në fletëparaqitje. 

    Në shtojcë të fletëparaqitjes duhet të dorëzohet

    • Ekzemplar të gjendjes aktuale nga regjistrimi në regjistrin e personave tjerë juridik për regjistrimin e personit juridik jo më të vjetër se gjashtë muaj; (mund të aplikohet në mënyrë elektronike ose drejtpërdrejtë në Regjistrin Qendror);   
    • Ekzemplar  të llogarisë përfundimtare (bilanci i gjendjes dhe bilanci i suksesit) për vitin 2020 dhe ekzemplar të llogarisë përfundimtare (bilanci i gjendjes dhe bilanci i suksesit) për vitin 2019.
    • Vërtetim nga Drejtoria e të Hyrave Publike për taksa publike të paguara për vitin 2020 në përputhje me ligjin (mund të shkarkohet në mënyrë elektronike ose drejtpërdrejtë në Drejtorinë e të Hyrave Publike);
    • Listimi i punonjësve - rishikimi i regjistrimeve / çregjistrimeve në sigurimin social të detyrueshëm për subjekte afariste (kërkesa mund të merret në Agjencinë e Punësimit ose në mënyrë elektronike përmes portalit të APRMV-së);

Fletëparaqitja dorëzohet në zarf të mbyllur me postë në adresën: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut - Sekretariati i Përgjithshëm, Bul. "Ilinden" nr. 2, 1000 Shkup ose përmes dorëzimit në arkivin e Qeverisë çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në 16:00.

Në pjesën e përparme të zarfit në këndin e sipërm në të majtë të shkruaj "MOS E HAP" dhe poshtë tij “Mbështetje financiare për  studiot fotografike” ose “Mbështetje financiare për qendrat e fitnesit”.

Kërkesat që nuk përmbajnë të dhënat e kërkuara të kësaj thirrje publike ose nëse nuk arrijnë brenda afatit për parashtrim, do të llogariten të pakompletuara dhe/ jo në kohë dhe nuk do të shqyrtohen.

Afati për dorëzimin e fletëparaqitjeve është më së voni deri më 1 qershor 2021.