Takimi i Kryeministrit Zaev me ministrin gjerman të shtetit për Evropën Roth: Gjermania mbështet avancimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në euro-integrimit

Kryeministri Zoran Zaev paradite në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut realizoi takim me ministrin shtetërorë gjerman për Evrop, Mihael Rot.

Në takim është konfirmuar në takim bashkëpunimi i shkëlqyeshëm bilateral që e kanë Gjermania dhe Maqedonia e Veriut në zhvillimin e shtetit dhe posaçërisht në pjesën e ekonomisë 

Njëkohësisht u përshëndet roli konstruktiv i Republikës së Maqedonisë së Veriut në politikën rajonale dhe u shpreh shpresë se përmes politikave të maturuara të respektit të ndërsjellë, përparimi është i mundur.

Republika e Gjermanisë e mbështet avancimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në integrimin evropian. Me këtë rast është transmetuar se Gjermania e mbështet plotësisht propozimin e presidencës portugeze

Kryeministri Zaev, e falënderoi ministrin Rot për të gjitha përpjekjet e bëra nga presidenca gjermane me BE-së gjatë mandatit të tij, por edhe për përpjekjet aktuale, të cilat synojnë të mbajnë konferencën e parë ndërqeveritare brenda presidencës portugeze.

Maqedonia e Veriut është një shembull i rrallë evropian se si përmes bashkëjetesës dhe forcimit të kapaciteteve demokratike, duke zgjidhur çështje të hapura me fqinjët, bën reforma thelbësore për të mirën e qytetarëve dhe vendit tonë, por edhe në një kontekst më të gjerë për qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Ne do të vazhdojmë me politikat konstruktive, duke respektuar dhe përmirësuar marrëdhëniet me fqinjët tanë”, tha kryeministri Zaev.