Kryeministri Zaev duke u përgjigjur në pyetjen për “Fokus”, kategorikisht pohon se Gjyqësori dhe Prokuroria janë të pavarura nga pushteti ekzekutiv dhe se qeveria nuk ka ndikim në gjykatë.
“Unë udhëhiqja një lloj revolucioni kundër kryeministrave dhe ministrave të tillë që u paraqiteshin gjykatësve dhe prokurorëve. Askujt nuk duhet t’i shkojë në mendje të paraqitet dhe të diktojë aktgjykime, akuza”, tha Zaev, duke theksuar se ky pushtet ekzekutiv nuk ndikon në gjykatë dhe se dihet procedura ligjore për zgjedhjen e gjykatësve dhe prokurorëve, të cilët zgjedhen përmes Këshillit Gjyqësor dhe përmes Këshillit të Prokurorëve dhe kjo respektohet.