Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, u takua me ambasadorin e Republikës së Kazakistanit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Zhanibek Abdrashov.
Në takim u shpreh mbështetje për perspektivat evropiane të shtetit tonë, për anëtarësimin në NATO, në të cilën shihet si mundësi edhe për zhvillim ekonomik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në këtë drejtim është shprehur interes nga Republika e Kazakistanit për avancimin e bashkëpunimit ekonomik me vendin tonë.
“Ne jemi shtet që dëshiron të ndërtojë miqësi. Këtë e dëshmuan edhe marrëveshjet me vendet fqinje, në frymën e bashkëpunimit të mirë fqinjësor dhe vlerave de qëllimeve rajonale euroatlantike. Ka mundësi më të mëdha për bashkëpunim më të mirë dhe më të madh në plan ekonomik mes Maqedonisë së Veriut dhe Kazakistanit. Ne jemi fuqimisht të përkushtuar në ekonominë. Rezultatet ekonomike edhe gjatë pandemisë janë të mira, por jemi të fokusuar drejt qëllimit që qytetarët në mënyrë të dukshme t’i ndjejnë efektet në cilësinë e jetesës nga të gjitha politikat ekonomike”; tha Kryeministri Zaev.
Në takim u shqyrtuan mundësitë për bashkëpunim në fushën e industrisë, bujqësisë, ambientit jetësor, energjetikës. U theksua se Kazakistani është eksportuesi më i madh i uraniumit në botë dhe se vendi për sa i përket PBB-së është një nga vendet më të zhvilluara në Azinë Qendrore.
Ambasadori i Kazakistanit në Maqedoninë e Veriut, ka ardhur nga Budapesti për një vizitë dy-ditore në vendin tonë me ftesë të Kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, ndërsa gjatë vizitës ai u takua me përfaqësues të sektorëve ekonomikë në Qeveri.