Nga mbledhja e 75-të e Qeverisë: Ndërpritet mbajtja e maskës në ambiente të hapura dhe kufizime të tjera; Kërkohet zgjerimi i përfshirjes dhe informacione shtesë për importin e derivateve të naftës

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i pranoi ndryshimet dhe plotësimet e masave restriktive në përputhje me rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, të miratuara si propozime në mbledhjen e 39-të të Shtabit kryesor koordinues të krizës për sigurimin e koordinimit të tërësishëm lidhur me parandalimin e sjelljes dhe përhapjes së COVID-19.

Duke filluar nga 1 qershori, janë miratuar këto ndryshime:

·         Ndërpritet mbajtja e maskave mbrojtëse në ambient të hapur dhe rekomandohet të mbahet kur personat janë në grup më të madh. Mbetet e detyrueshme mbajtja e maskave mbrojtëse në transportin publik, taksi dhe në të gjitha hapësirat e mbyllura.

·         Lejohet pjesëmarrja e publikut në garat sportive që mbahen në ambient të hapur deri në 30% nga kapaciteti i përgjithshëm i vizitorëve.

·         Ndërpritet ndalesa për grupim në ambient të hapur.

·          Lejohet organizimi i dasmave, festimeve në ambient të hapur (tarraca verore) deri në maksimum 100 persona, por jo më shumë se 50% nga kapaciteti i hapësirës dhe deri në maksimum 6 persona në tavolinë.

·          Rritet numri i personave në një tavolinë në objektet gastronomike nga 4 në 6 persona me sigurim të distancës ndërmjet personave në tavolinë

·          Rekomandohet ndërpritja e masës për punë në ndërrime dhe nga distanca

·         Vazhdon të vlejë ndalesa për lëvizje prej orës 24:00 deri në orën 04:00, deri më 15.06.2021.

  Në këtë mbledhje Qeveria e miratoi Protokollin për organizimin e dasmave dhe festave.

 

Qeveria e pranoi kërkesën e Federatës së Volejbollit të Maqedonisë që turnirin e ardhshëm final nga Liga Evropiane e Argjendit për Burra, e cila më 5 dhe 6 qershor do të mbahet në Sallën e Sportit “Park” në Strumicë dhe në të cilin do të marrin pjesë seleksionet nacionale të Maqedonisë së Veriut, Danimarkës, Kroacisë dhe Hungarisë, të organizohet me pjesëmarrjen e publikut me kapacitet të plotësuar jo më shumë se 30% dhe me distancë 1,5 metra në mes çdo shikuesi.

Në këtë mbledhje Qeveria e ka miratuar Procesverbalin e seancës së 13-të të Komitetit Drejtues për koordinimin dhe menaxhim me sistemin për menaxhim me kriza dhe ka përcaktuar Propozim-vendimin për ndryshimin e Vendimit për miratimin e vazhdimit të afatit për ekzistimit të gjendjes së krizës në territorin e RMV-së, për shkak të mbrojtjes së shëndetit publik në kushte të pandemisë të shpallur nga OBSH-ja nga sëmundja ngjitëse Kovid-19 me të cilën i propozohet Kuvendit të RMV-s, që ta miratojë vazhdimin e afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës deri më 31 Dhjetor të vitit 2021. 

Qeveria në mbledhjen e 75-të, nën koordinimin e Kryeministrit Zoran Zaev, zëvendëskryeministrit të ngarkuar për luftë kundër krimit dhe korrupsionit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe resurseve njerëzore, Ljupço Nikollovski dhe ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, kanë shqyrtuar raportet e dorëzuara nga ana e institucioneve kompetente lidhur me informacionet rreth rastit me importin e derivateve të naftës. Në kuadër të afatit 14 ditor, pas detyrimeve qeveritare të dhëna me propozim të zëvendëskryeministrit Ljupço Nikollovski, të gjitha institucionet, Ministria e Ekonomisë, Drejtoria e Doganave, Inspektorati Shtetëror i Tregut(ISHT), Inspektorat Shtetëror i Ambientit Jetësor(ISHAJ) dhe Byroja për metrologji kanë dorëzar raportet. Raportet përmbajnë informacione lidhur me respektimin e dispozitave nga Rregullorja për cilësinë e lëndëve të para të lëngshme, të dhënat e importit të derivateve të naftës në periudhën 2018 – 2020, mbikqyrjet e kryera nga ana e inspektorëve në kompanitë importuese dhe shfrytëzuesve.

Bëhet fjalë për dokumentacion vëllimor dhe pas mesatares së realizuar të informacioneve të deritanishme, u miratua vendimi se është e domosdoshme për gjetje të caktuara, pjesë e institucioneve kompetente të dorëzojnë informacione plotësuese në afat prej shtatë ditëv.

Drejtoria Doganore, është ngarkuar në mënyrë plotësuese, që ta plotësojë raportin me të dhëna për të gjitha kompanitë importuese të mazutit dhe vajit për djegie për periudhën 2018-2020. Gjithashtu Drejtoria Doganore duhet të dorëzojë raport për veprimet pas ankesave për importin dhe raport me të dhëna për kontrollet e zbatuara të mazutit në laboratorin e tyre dhe në laboratoret e akredituara.

Qeveria ka ngarkuar Kabinetin zëvendëskryeministrit të Qeverisë për luftë kundër krimit dhe korrupsionit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe resurseve njerëzore dhe Ministrinë e Ekonomisë që bashkë me Drejtorinë Doganore, Inspektoratin Shtetëror të Tregut dhe Inspektoratin Shtetëror për Mjedis Jetësor, që pas analizave të realizuara të informaioneve të deritashme të bëjnë një sublimat dhe të njëjtin ta  dorëzojnë në mbledhjen e ardhshme të Qqeverisë.

Në mënyrë plotësuese, Qeveria ka ngarkura Drejtorinë Doganore, që t`i ndajë të gjitha informacionet për hyrjen e derivateve të naftës me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, me qëllim që në mënyrë më efikase të zbatohen kompetencat.

Gjatë ditëve të ardhshme nga ana e Kabinetit të zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe resurseve njerëzore, Ministria e Ekonomisë, Drejtoria Doganore, ISHT-ja dhe ISHAJ, në mënyrë të detajuar do të analizohen dhe do të ketë pasqyrë të tërësishme për gjendjen faktike, pas së cilës në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë do të miratohen konkluzione kompetente për veprim të mëtejshëm.

Me propozim të Ministrisë së Financave është miratuar Strategjia Fiskale e Republikës së Maqedonisë së Veriut për 2022 – 2024 (me mundësi deri në vitin 2026).

Strategjia fiskale, përmban kahjet dhe qëllimet e politikës fiskale, projeksionet themelore makroekonomike, shumat e kategorive kryesore të hyrjeve-daljeve të vlerësura, si dhe projeksionet e deficit buxhetor dhe borxhit. Strategjia fiskale është reflektim i qëllimeve fiskale afatmesme dhe prioriteteve strategjike të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Elementet kyçe të politikës afatmesme fiskale, paraqesin ridizjanimine politikës buxhetore dhe konsolidimin fiskal, që janë në drejtim të mbështetjes së stabilitetit makroekonomik, përshpejtimit të rritjes ekonomike, kurse me këtë edhe përforcimin e rritjes potenciale të ekonomisë së vendit.

Ridizajnimi i politikës buxhetore është e lidhur ngusht me strategjinë e rimëkëmbjes ekonomike dhe rritjes së përshpejtuar, përbëhet nga katër shtylla(I) Rimëkëmbja ekonomike nga COVID-19, (II) rritje e përshpejtuar inkluzive dhe e qëndrueshme ekonomike, (III) përforcimi i konkurrencës në sektorin privat dhe (IV) zhvillimin e resurseve njerëzore dhe mundësive të barabarta.
Qeveria ka miratuar edhe Strategjinë për menaxhimin me borxhin publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut për 2022 – 2024 (me mundësi deri në vitin 2026).

Një nga qëllimet kryesore të menaxhimit të borxhit publik, është të mundësohet zhvillimi i tregut vendor të letrave shtetërore me vlerë, me të cilën do të mundësohej ulja e rrezikut nga rifinancimi i borxhit, rezistencë ndaj tronditjeve eksterne dhe sigurimin e qëndrueshmërisë afatgjat të borxhit.

Në këtë mbledhje Qeveria  ka vërtetuat tekstin e Propozim-ligit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhim me kriza që parashikon harmonizimin me realizimin e projektit dhe implementimin e nisur të numrit evropian për thirrje urgjente në Maqedoni, E – 112.

Implementimi i këtij projekti ka për qëllim përgjigje efikase dhe të plotë gjatë thirrjeve në rast të rreziqeve ose fatkeqësive tjera në gjithë territorin e RMV-së për ofrimin urgjent të ndihmës ose reagimin lidhur me rrezikun e denoncuar, nga ana e Qendrës për Menaxhim me Kriza.

Qeveria e miratoi tekstin e Propozim-ligjit për ndërmjetësim që ka për qëllim të afrojë vendin drejt Bashkimit Evropian, e cila në situata të zgjidhjes së konflikteve dhe situatave kontestuese, theksin e vendos në zgjidhjen alternative të kontesteve dhe ndërmjetësimin si një prej tyre.

Me avancimin e zgjidhjes ligjore do të mundësohen kushte për zbatim të suksesshëm të ligjit në praktikë, do t mundësohet zbatim i barabartë i dispozitave ligjore nga ana e të gjithë ndërmjetësuesve dhe do të promovohet ndërmjetësim i rezultateve nga zbatimi i saj.