Në kuadër të konferencës ndërkombëtare “Forumi i Prespës për Dialog”, sot ishte e organizuar panel diskutimi me titull “Në kërkim të nxitësve për ndryshim: leksione nga kontestet e gjata në Evropën Juglindore”.
Folës në panel ishin Andi Dobrushi, Fani Karanfillova-Panovska, Leonidas Makris, Klodjan Seferaj dhe Kryetari i Institutit për Demokraci, Marko Troshanovski. Debatin e moderoi Janis Armakollas.
Panelistët diskutuan për faktorët që janë thelbësorë për lider të caktuar në rajon për të ndjekur rrugën më pak të popullarizuar të pajtimit dhe zgjidhjes së konstesteve. Folësit ngritën gjithashtu çështjen nëse ka lidership të guximshëm dhe transformues që është i gatshëm të kundërshtojë opinionin publik dhe të arrijë kompromise më pak të popullarizuar.
Gjatë diskutimit, u shqyrtuan edhe mundësitë e adresimit të qëndrimeve të opinionit publik dhe shoqërisë më të gjerë, të cilat shpesh paraqiten si pengesa kryesore për kompromise të vështira në politikë, si dhe për atë se cilat janë mënyrat e mundshme që mund të inkurajojnë ndryshime pozitive në rajon.
Duke folur për Marrëveshjen e Prespës, Dobrushi tha se kjo marrëveshje për fat të keq është përjashtim duke pasur parasysh se në rajon ende dominojnë elitat politike nacionaliste dhe populiste që kanë kontroll të fortë mbi narrativat në shoqëri. Sipas tij, rajoni ka ngecur në aderim kundrejt BE-së, ku perspektivat e tij janë bllokuar shumë gjatë, pavarësisht faktit se qytetarët mbështesin integrimet euro-atlantike.
Karanfillova-Panovska tha se udhëheqja e guximshme është forca lëvizëse numër një për sukseset e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe Marrëveshjes së Prespës. Sipas saj, në rastin e Marrëveshjes së Prespës, ishin dy liderë të ngjashëm dhe progresivë, të gatshëm për të ndryshuar status kuonë.
Makris foli për ish-kryetarin progresiv të komunës së Selanikut, Janis Butaris, të cilin e përshkroi si mbështetës të zellshëm të Marrëveshjes së Prespës në mjedis shumë konservator. Makris theksoi se Butaris donte të ringjallte imazhin pozitiv të Selanikut në rajon, duke theksuar lidhjen e qytetit me Ballkanin dhe fqinjët e Greqisë.
Seferaj foli për rezultatet nga anketat e opinionit publik për marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Greqisë, duke shtuar se shqiptarët kanë mendim përgjithësisht pozitiv për marrëdhëniet dypalëshe me Greqinë (57%), ndërsa grekët janë neutralë për të njëjtën çështje (48%). Seferaj shtoi se megjithë përmirësimet në perceptimet për marrëdhëniet dypalëshe, Shqipëria dhe Greqia ende duhet të punojnë në përmirësimin e marrëdhënieve dhe përmirësimin e sfidave kryesore përmes bashkëpunimit të përforcuar.
Duke folur për hulumtimin e opinionit publik për Marrëveshjen e Prespës, Troshanovski tha se sfida kryesore është se si të drejtohen politikat dhe krijimi i politikave përtej mbështetjes së opinionit publik për zgjidhjen e çështjeve komplekse në marrëdhëniet dypalëshe, shpesh të ngarkuara me qëndrime paraprakisht të menduara, determinizëm historik dhe mitologji politike në mënyrë që të bëjë ndryshime të guximshme në gjendjen e statusit kuotë. Ai veçoi lidershipin, pluralizmin e medias dhe sektorin civil si faktorë kryesorë në ndryshimet shoqërore. Në rastin e Marrëveshjes së Prespës, ai përmendi që situatat të tilla si skandali i përgjimit në Maqedoninë e Veriut dhe ndryshimi vijues i qeverisë, bënë mjedis të hapur për ndryshime, duke përfshirë edhe ndryshimin e emrit.
Lidhur me pluralizmin në media, ai përmendi çështje të hapura me Bullgarinë, duke thënë se në mjedisin mediatik nuk ka pluralizëm, por gjithashtu theksoi se bashkëpunimi i shoqërisë civile midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë mungon, që pengon procesin e gjetjes së zgjidhjeve. Për Marrëveshjen e Prespës, Troshanovski tha se megjithëse ajo bëri ndryshim shoqëror dhe u miratua nga bashkësia ndërkombëtare, ka shqetësime si në Maqedoninë e Veriut ashtu edhe në Greqi rreth nivelit të saj të pranimit dhe implementimit.