Zëdhënësit e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dushko Arsovski dhe Muamet Hoxha në konferencën e sotme të rregullt për shtyp informuan për konkluzionet dhe vendimet e miratuara në mbledhjet e djeshme të Qeverisë dhe u përgjigjën në pyetjet e gazetarëve.
Zëdhënësit theksuan se Qeveria dje mbajti dy mbledhje. Në mbledhjen e 85-të tematike e shqyrtoi dhe e miratoi pakon e marrëveshjeve për rregullimin e ndërsjellë të të drejtave dhe detyrimeve mes palëve të dakorduara për mbështetje financiare të projekteve infrastrukturore të komunave nga Programi TAV.
Pakoja e dytë përfshin 36 komuna të cilave u janë miratuar projektet me të cilat ato aplikuan për këtë program dhe me të cilat janë përfshirë punime infrastrukturore në interes të qytetarëve nga komunat e përfshira me këtë pako.
Në mbledhjen e 86-të u sollën një sërë vendimesh. Mes tjerash është përcaktuar teksti i Projektligjit për ilaçe, me të cilin rregullon ilaçet për përdorim në mjekësinë humane, kushtet dhe mënyra për të siguruar cilësinë, sigurinë dhe efikasitetin e tyre, mënyrën dhe procedurat për prodhimin e tyre, testimin, shënimin, klasifikimin, vendosjen në qarkullim, qarkullimin, farmakovigjilencën, çmimet, kontrollin e cilësisë, reklamimin dhe inspektimin.
Qeveria në mbledhjen e sotme e shqyrtoi dhe e miratoi informacionin për formimin e Trupit Nacional Këshillëdhënës për Politika Rinore dhe ngarkoi disa institucione dhe ministri të emërojnë përfaqësues. Kjo bëhet në pajtim me Ligjin për pjesëmarrje rinore dhe politika rinore, Qeveria formoi Trup Kombëtar Këshillëdhënës për Politika Rinore, si trup për bashkëpunim ndërmjet përfaqësuesve rinorë dhe përfaqësuesve të organeve të administratës shtetërore e cila ka rol këshillues dhe mbikëqyrës gjatë zbatimit të politikave dhe aktiviteteve për të rinj.
Zëdhënësit njoftuan se Qeveria në mbledhjen e djeshme e shqyrtoi raportin nga thirrja publike për mbështetje financiare nga pakoja e gjashtë e masave anti-kovid për mbështetjen e ekonomisë, me të cilën përfshihen ciceronët e licencuar turistik, kompanitë-operatorët nga industria për organizimin e ngjarjeve, studiot të regjistruara për fotografi dhe qendra e fituesi dhe këndet e regjistruara të lojërave për fëmijë të dhe vendpushime private për fëmijë.
Në kategorinë e ciceronëve të licencuar turistik janë ndarë 2.460.000,00 denarë, me ç’rast 80 ciceronëve turistikë të licencuar që i plotësuan kushtet dhe kriteret të përcaktuara në thirrjen publike, do tju ndahen përkrahje e njëhershme financiare prej 30.750 denarë.
Në pjesën e mbështetjes financiare për kompani-operatorë nga industria për organizimin e ngjarjeve, Qeveria solli vendim që 33 operatorëve ekonomik nga kjo veprimtari t’u ndahen afër 15.5 milionë denarë.
Pakoja e gjashtë anti-kovid parasheh edhe mbështetjen financiare të studiove të regjistruara për fotografi dhe qendrave të fitnesit, gjegjësisht për të gjithë 184 personat juridik nga kjo thirrje, t’ju ndahet shuma e përgjithshme prej 12 milionë denarë.
Njëkohësisht në kuadër të pakos së gjashtë është miratuar edhe informacioni për mbështetje financiare të këndeve të regjistruara për lojëra dhe vendpushimeve private për fëmijë. Për këtë veprimtari janë ndarë 5.5 milionë denarë. Me këtë masë janë përfshirë 73 persona juridik që i plotësojnë të gjitha kushtet e parapara në thirrjen publike.
Në mënyrë plotësuese u theksua se ndihma e përgjithshme financiare e parashikuar me pakon e gjashtë të masave për ballafaqim me Pandeminë është mbi 35 milionë denarë.
Në mbledhjen e djeshme Qeveria e miratoi Propozim-ligjin për mbështetje financiare për uljen e pasojave të shkaktuara nga korona virusi KOVID-19 mbi prodhimin e duhanit, me të cilin rregullohen kushtet, shfrytëzuesit dhe çmimi, si dhe procedura për ndarjen e mbështetjes financiare për blerjen e duhanit nga korrja e vitit 2020.
Në konferencën për shtyp zëdhënësit apeluan deri te qytetarët që të vaksinohen kundër COVID-19, si mënyrë më e sigurt dhe më e shpejtë për t’u mbrojtur dhe për të arritur imunitet kolektiv.
Ata theksuan se prej më 12 korrik fillon imunizimi në terren dhe pa termin të caktuar sepse vaksina ka për të gjithë dhe Qeveria rikujton se është e rëndësishme të dëgjohen vetëm rekomandimet nga institucionet relevante.