Delegacioni qeveritar vendosi kurorë me lule të freskëta në monumentet përkujtimore  historike kushtuar Ilindenit në Krushevë

Delegacioni qeveritar vendosi kurorë me lule të freskëta në monumentet përkujtimore historike kushtuar Ilindenit në Krushevë.

Programi i mëngjesit nga nderimet shtetërore qendrore me rastin e Ditës së Republikës në Krushevë, në organizim të Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut,  Stevo Pendarovski filloi me shërbimin  përkujtimor në kishën e Shën Nikolla.

Delegacioni qeveritar në këtë pjesë të programit të udhëhequr nga ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpanska, në përbërje të të cilit ishte edhe ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Mileski dhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Arafat Shabani, vendosën kurorë shulesh në varrin e Nikola Karev  në monumentin e heronjve Sliva, i cili paraqet simbolin e heroizmit dhe vetëflijimin e kryengritësve maqedonas në mbrojtje të Republikës së Krushevës.