Qeveria sot do të mbajë mbledhjen e rregullt të 94-të

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot me anë të video konferencës do të mbaj mbledhjen e rregullt të 94-të me më shumë pika në rendin e ditës nga programi për punë dhe me interes nga qytetarët.

Me propozim të Ministrisë për arsim dhe shkencë, në mbledhje do të vendosën për shqyrtim propozim-rregulloret për: metodologji për përcaktimin e kritereve për shpërndarjen e granteve të dedikuara dhe bllok-granteve për arsimin fillor dhe të mesëm, për komunat për vitin 2022, si dhe metodologjinë për përcaktimin e kritereve për shpërndarjen e bllok granteve për institucionet publike për fëmijë - kopshte dhe qendra për zhvillimin e hershëm të fëmijëve në përbërje të kopshteve publike për komunat për vitin 2022, të propozuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Në mes tjerash në rend dite për shqyrtim është edhe Informacioni për realizimin e planit të veprimit për statusin e projekteve të financuara në kuadër të IPA2 Programi vjetor për vitin 2017, „Mbështetja e BE -së për аrsim, punësim dhe politika sociale“ të Ministrisë për arsim dhe shkencë.

Për vendimet dhe konkluzionet e miratuara nga mbledhja e sotme e Qeverisë, e cila do të fillojë në ora 14:00, publiku do të njoftohet me anë të kumtesës menjëherë sapo të përfundojë mbledhja.