Anëtarët e Shtabit kryesor koordinativ të krizave ( SHKKK) të Qeverisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut për sigurimin e koordinimit të tërësishëm të organeve të administratës shtetërore, të personave juridik të themeluar nga shteti si dhe njësit e vetëqeverisjes lokale në lidhje me parandalimin dhe shpërndarjen e virusit Korona – KOVID-19, në mbledhjen e sotme shqyrtuan dhe biseduan për propozime të ndara me qëllim sigurimin dhe kujdesin e tërësishëm të shëndetit kolektiv të qytetarëve.
Duke mbajtur qëndrime të ndara, duke respektuar rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse dhe Ministrisë së Shëndetësisë, SHKKK miratoi propozime, të cilat si vendime do të shqyrtohen në mbledhjen e nesërme të Qeverisë.
Anëtarët e Shtabit të Krizave diskutuan situatën aktuale me krizën shëndetësore të shkaktuar nga KOVID-19, ku ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe i informoi ata për situatën me vendet e lira në spitalet në Tetovë dhe Gostivar, duke shtuar se janë përgatitur plane sistematike për formimin e ekipeve shtesë mjekësore në spitalet modulare dhe objektet e tjera shëndetësore në Shkup.
Ministri Filipçe u shpreh i kënaqur me rrjedhën e vaksinimit të popullatës në vend, duke theksuar se interesimi është rritur, veçanërisht pas masave kufizuese, të cilat janë të vlefshme nga sot.
Është theksuar se ka mjaft vaksina dhe doza shtesë priten në periudhën e ardhshme.
Me propozimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në mbledhjen e sotme të SHKKK, të kryesuar nga Kryeministri Zaev, u vlerësua se janë krijuar kushte që fillimi i vitit të ri shkollor të jetë me prezencë fizike të nxënësve, përveç disa përjashtime, të cilat do të përcaktohen në mënyrë strikte në një Vendim që do të miratohet në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë.
Në bashkëngjitje të konkluzës për fillimin e vitit shkollor me prani fizike, sipas anëtarëve të SHKKK është numri i madh i mësuesve të vaksinuar dhe stafit të shkollës (aktualisht 60 përqind janë të vaksinuar, dhe pritet që deri në shtator të rritet në 80% të vaksinuar nga numri i përgjithshëm i të punësuarve në shkollat).
Në këtë drejtim, janë edhe protokollet, të bëra nga epidemiologët, të cilët tashmë janë miratuar për mësimdhënien me prezencë fizike, dhe i referohen mbajtjes së maskave dhe ventilimit të rregullt të ambienteve ku mbahen mësimet.
Në takim është konstatuar se vaksinimi vazhdon me punonjësit në kopshte dhe stafin tjetër të mbetur, dhe përqindja aktuale është 60 përqind.
Në takimin e Shtabit të Krizave të Qeverisë, u arrit një përfundim që të propozohet, në mbledhjen e Qeverisë të merret parasysh nevoja për vendim, gjatë hyrjes dhe daljes nga Republika e Maqedonisë së Veriut për të gjithë qytetarët, për të paraqitur një certifikatë vaksinimi ose konfirmim të KOVID -19 të kaluar (por jo më gjatë se 45 ditë pas shërimit) ose një test negativ PCR.
Në takimin e sotëm, u diskutua mundësia, përveç konfirmimit të detyrueshëm për vaksinim, për personat mbi 18 vjeç kur hyjnë në ambientet e hotelieris, objekte në të hapur, të jetë e vlefshme edhe për KOVID-19 të kaluar, për një periudhë deri në 45 ditë nga shërimi.