Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev mbajti fjalim në ngjarjen promovimin e pullës së re postale me rastin e jubileut, me rastin e 8 Shtatorit, gjegjësisht 30 vjetorit të Pavarësisë.
Ngjarja, në mënyrë simbolike u mbajt në Sallën e Shalterit në objektin SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut”.
Krahas Kryeministrit Zaev, si nikoqir mbajti fjalim edhe drejtori i SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut” Jani Makraduli dhe deputeti në përbërjen e parë parlamentare, Ismet Ramadani.
Në fjalimet e tyre,ata e potencuan rëndësinë e këtij institucioni në të gjitha 30 vitet nga Pavarësia dhe u fokusuan në zhvillimin historik të ngjarjeve që kontribuuan për Maqedoni të Veriut të pavarur dhe sovrane.
Drejtori Makraduli Kryeministrit Zaev në emër të të gjithë të punësuarve në SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut” i dhuruan ekzemplar të pullës së re postale, si dhe album me pullat postae të njohura të 30 viteve të fundit.
Në vazhdim të kësaj kumtese ua përcjellim fjalimin integral të Kryeministrit Zoran Zaev:
“Kam nderin sot, të marr pjesë dhe t’u përshëndes në këtë ngjarje solemne – promovim i pullës së përshtatshme postale, me të cilën, dy dit para festës së madhe 8 Shtatori, e festojmë jubileut, 30 vjet pavarësi e atdheut tonë. Dua të përgëzoj përfaqësuesit e SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut”, të cilët e organizuan promovimin e sotëm të pullës së re postale, që lëshohet sipas Programit të miratuar nga Qeveria dhe është pjesë e Programit vjetor për lëshimin e pullave postale në Postë.
Do të doja të përfitoja nga ky rast për të shprehur falënderimet dhe urimet e mia të veçanta për punonjësit e Byroja e Filatelisë së Postës së, të cilët gjatë vitit janë përgjegjës për përgatitjen e printimit të disa mijëra pullave postale me tema të ndryshme, të cilat pasqyrojnë folklorin tonë, kulturën dhe motiveve të tjera karakteristike për rajonin tonë.
Besoj se kjo pullë postale, e cila pasqyron jubileun tonë të madh tre dekadash, do të gjejë një vend të përshtatshëm në koleksionet e filatelistëve edhe më tutje duke udhëtuar nëpër botë përmes letrave, do të jetë promovimi më i mirë i vendit tonë dhe do të tërheqë edhe më shumë turistë të cilët do të jenë të interesuar të vizitojnë vendin dhe popullin tanë.
Kjo pullë postale e kuqe e përshtatshme do të jetë një zbukurim i letrave dhe do të vazhdojë të jetë dëshmitar historik i kohës kur qytetarët e Republikës së atëhershme të Maqedonisë morën një vendim historik dhe votuan PËR pavarësinë dhe PËR sovranitetin.
Pulla e përshtatshme postale, e cila u promovua sot, do të mbetet një lloj dëshmie për besimin e guximshëm dhe të vendosur të njerëzve tanë se janë të aftë krijojnë dhe të jetojnë në një shtet të pavarur, të begatë dhe me perspektivë.
Dhe... Ja ku jemi.
30 vjet më vonë, ne vazhdojmë të ndërtojmë Republikën e Maqedonisë së Veriut, e cila është një vend i njohur ndërkombëtarisht, me sjellje evropiane, të rrethuar nga miq, me liderët e fqinjësisë, me të cilët takohemi dhe bashkëpunojmë në mënyrë që të sigurojmë një të ardhme të qëndrueshme ekonomike për të gjithë qytetarët në rajon.
Edhe njëherë shpreh mirënjohje dhe urime për këtë gjest të SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut” dhe ju dëshiroj punë të suksesshme edhe në të ardhmen!”