Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, mbajti fjalim në pjesën qendrore të programit me rastin e shënimit të 30 vjetorit të Pavarësisë së vendit tonë.
Në vazhdim të kësaj kumtese ua përcjellim fjalimin e Kryeministrit Zaev në tërësi:
Të nderuar qytetarë dhe qytetare të Republikës së Maqedonisë së Veriut,
I nderuar President i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski,
I nderuar nënkryetar i Kuvendit Goran Misovski,
Të nderuar anëtarë të Qeverisë,
Të nderuar deputetë,
Të nderuar deputetë të përbërjes së parë parlamentare në Kuvend,
Të nderuar kryetarë dhe ministra në qeveritë e mëparshme,
Të nderuar përfaqësues të Lidhjes së Luftëtarëve,
Të nderuar përfaqësues të organizatave shoqërore dhe qytetetare,
Të nderuar përfaqësues të bashkësive fetare,
Të nderuar anëtarë të korit diplomatik në vend,
Të nderuar mysafirë, zonja dhe zotërinj, shokë dhe shoqe, vëllezër dhe motra,
Gëzuar Jubileun – 30 vjet Pavarësi. Le të jenë të përjetshëm pavarësia dhe shteti ynë.
Bashkëqytetarë dhe bashkëqytetare,
Sot festojmë një nga datat më të shenjta dhe më të ndritshme të historisë së vendit tonë - 8 Shtatori, Dita e Pavarësisë.Kjo festë e shenjtë shkëlqen më së shumti.Shkëlqen nga të gjithë maqedonasit dhe maqedonaset të cilët i kanë përfshirë dëshirat e tyre, aspiratat e tyre, njohuritë e tyre dhe jetën e tyre në krijimin, përkujdesin dhe zhvillimin e vendit tonë.Fuqishëm është ndriçuar 8 Shtatori edhe nga të gjithë pjesëtarët e panumërt të të gjitha bashkësive etnike, të cilët, së bashku me bashkëqytetarët, fqinjët dhe miqtë e tyre, ndanë idenë dhe përcaktimin për shtetin e tyre, tonë, të përbashkët.
Më i ndritshëm është sepse flaka për krijimin e shtetësisë që maqedonasit dhe maqedonaset e mbanin në vete e mban të gjallë me mbështetjen e fortë të shqiptarëve, turqve, serbëve, vllehëve, romëve, boshnjakëve dhe të gjithë të tjerëve. I fortë dhe i përhershëm është zjarri që vazhdimisht ushqehet nga shkëndija dhe flakë të ndryshëm.
Ai zjarr në shpirtrat e gjeneratave të panumërt u ndez nga shkëndija e idesë se vetëdija për përcaktimin e qartë nacional duhet të jetojë, të rritet dhe të zhvillohet në shtetin e vet.
Këtë ide shekuj me radhë, askush nuk mund ta ndalonte as ta çrrënjoste. Pët të vdiqnin mijëra paraardhësit tanë, gjyshërit, stërgjyshërit, baballarët dhe vëllezërit, nënat dhe motrat, shokë dhe shoqe - dhe ajo mbijetoi.
Pasi që u mbajt në zemër, në shpirt dhe u ushqye nga vizioni i një shteti të pavarur maqedonas.
Nuk ka mbrojtës më të mirë të një ideje të tillë.
Në agimin e krijimit të shteteve të reja në Evropë, në fund të shekullit të 19 -të dhe fillimin e shekullit të 20 -të, kur masat në Paris, Vjenë, Berlin dhe Londër, u vizatuan kufij t e rinj të kontinentit të vjetër, dora e gjeostrategistëve u ndal në vendin e hartës ku ideja e krijimit të shtetit maqedonas po rihte fuqishëm.
Atëherë, nuk donin të dëgjonin zërin për nevojën që maqedonasit në Ballkan të merrnin shtetin e tyre dhe të përmbushnin ëndrrën e tyre dhe vazhduan të vizatonin kufijtë e shteteve ashtu siç i përcaktuan ata sipas fuqisë dhe sipas rezultatit të luftërave.
Populli maqedonas asnjëherë nuk ka luftuar luftëra pushtuese. Udhëhiqte dhe organizonte rezistencë dhe luftëra revolucionare për lirin dhe drejtësi nacionale për aspiratën shekullore për shtetin e tij.
Udhëhoqi luftë në fushën intelektuale, në garat kulturore dhe me argumentet për idenë për shtetin e vet, për çështjet maqedonase, në qarqet letrare maqedonase. Vizionet, idetë, mendimet, paqja dhe bujaria kanë qenë gjithmonë armët më të forta të popullit maqedonas të bashkuar me vëllezërit dhe miqtë e tyre nga të gjitha kombet e tjera të vendit tonë të përbashkët.
Dhe ideja vazhdoi të qëndrojë. Zjarrin e asaj ideje askush nuk ishte në gjendje të ndalonte, megjithëse shumë njerëz u përpoqën ta bënin këtë.
Dhe nuk duhej shumë kohë për të kaluar. Vetëm disa dekada më vonë, kur vendet e kontinentit të vjetër dhe fuqitë e tjera aleate në Luftën e Dytë Botërore mposhtën kërcënimin më të madh për njerëzimin - fashizmin, dhe kur një Evropë e re u ngrit nga hiri i shkretimit ushtarak - atëherë ideja e një Shteti maqedonas u bë realitet - sepse ideja ishte e pastër, e fortë, e zjarrtë, evropiane, botërore, kosmopolitaniste.
Nuk kishte asnjë dilemë - popujt tanë qëndruan në anën e duhur. Në anën e forcave progresive, antifashiste.
Maqedonasit dhe pjesëtarët e të gjitha bashkësive etnike luftuan dhe vdiqën në anën e forcave aleate që vendosën të bashkohen dhe të qëndrojnë në rrugën e forcave pushtuese fashiste.
Lufta e Dytë Botërore në territorin e Maqedonisë përfundoi me rreth 25,000 luftëtarë të vrarë dhe viktima të tjera. Për vendin tuaj - jo për interesat e njerëzve të tjerë dhe në uniformat e njerëzve të tjerë.
Lavdi dhe respekt të përjetshëm.
Me pjesëmarrjen e pjesëtarëve të njësive partizane të Luftës Çlirimtare Popullore në luftën e madhe botërore antifashiste në territorin e Maqedonisë, përfundoi lufta historike për shtetësinë e vendit tonë.
Para kësaj, Ilindeni i parë dhe Republika e Krushevës ishin një zë i fuqishëm në luftën për liri dhe drejtësi njerëzore. Simbol i luftës së përbashkët për një Maqedoni të lirë dhe autonome, pavarësisht nga feja, kombësia, gjinia dhe bindjet.
Ilindeni i dytë dhe mbledhja e parë e KAÇKM-së në vitin 1944, është simbol i fitores ndaj fashizmit, i luftës së suksesshme për lirimin nga robëria shekullore, për krijimin e shtetit të Maqedonisë
Me dy mbledhjet të KAÇKM-së u rrumbullakua lufta shekullore dhe përpjekja e popullit maqedonas për shtet të pavarur.
Për të gjithë qytetarët e tyre pa përjashtim. Shtet i të gjithëve dhe për të gjithë.
Vend i lirisë, i të ndryshmëve dhe i të barabartëve, siç është sot Evropa e përparuar dhe progresive.
Të nderuar bashkëqytetar,
Në jubilenë 30 vjet Pavarësi është mbledhur histori jonë, shpresat tona, kujtimet tona, aspiratat tona të realizuara.
Të gjithë ne sot jemi pjesë e serisë shekullore të qytetarëve, aktivistëve, themeluesve dhe atdhetarëve që kanë investuar jetën dhe angazhimet e tyre në kauzën dhe drejtësinë, në krijimin e shtetit tonë.
Të gjithë që dhanë kontribut në ndërtimin e shtetit janë patriotë dhe të mëdhenj, themelues të sistemit shoqëror dhe të institucioneve, ndërtues dhe kujdestarë të demokracisë, mbajtës të flamurit të lirisë, krijues të paqes dhe stabilitetit.
Historia jonë është e mbushur me personalitete historike që lënë gjurmë në identitetin e asaj që jemi sot. Por madhësia e tyre nuk ka qenë dhe nuk ka mbetur vetëm në veprat e tyre, në kohën e tyre. Veprat e tyre edhe sot janë gjallë, ndërsa kontributi i tyre i ndritshëm në pavarësinë dhe ndërtimin e pavarësisë së shtetit tonë.
Kjo plejadë njerëzish të denjë na ka dhënë më të mirën. Ајо për të cilën kushtohet jeta. Ajo për të cilën jepet jeta. Është një dhuratë shumë e madhe dhe shumë e çmuar.
Mbi atë trashëgimi të denjë për krenari, në momente vendimtare, kur çështjet historike po zgjidheshin, qytetarët e vendit tonë dhe udhëheqësit politik përgjegjës morën vendime të mëdha. Bënë zgjedhjet e duhura.
Prej më të mirës nga e kaluara krijuam shtet me një të ardhme të caktuar evropiane.
Ardhmëri maqedonase dhe evropiane me më shumë shpresë, mirëqenie dhe prosperitet për të gjithë qytetarët tanë, të liruar nga frikat dhe paragjykimet e të kaluarës. T’i ruajmë momentet e të ndritshme, historike, të ilindenit dhe çlirimtare nga e kaluara, të lirohemi tërësisht nga frikat dhe kujtimet e errëta. Këtë mund ta bëjmë, veçmë dëshmuam se dijmë se si.
Ky është kontributi ynë për gjeneratat pas nesh.
Aspirata për një shtet të pavarur është ideali shekullor në historinë maqedonase. 30 vjet më parë, më 8 shtator, ideali, i cili për shumë breza ishte vetëm një ëndërr, pas 46 vitesh shtetësi në kornizat e aleancës së ish -shteteve jugosllave, u bë realitet.
Populli i atëhershëm i Republikës së Maqedonisë solli vendim historik në referendum dhe me dalje masive tha – Po për pavarësi dhe PO për sovranitet.
Kjo ishte edhe një përballje tjetër guximtare dhe vendimtare me historinë dhe rrethanat që kërcënuan ta fusnin vendin në konflikt ushtarak.
Por edhe në një periudhë të tillë, doli në pah besimi i fortë në perspektivën për një fillim të ri, një jete më të mirë dhe një të ardhme më të mirë në një vend të pavarur, në shtetin e vet.
Populli e ruajti paqen në vend dhe e shpalli si të pavarur shtetin e vet.
Pikërisht tek ne, brezat e tanishëm, ne kemi nderin historik, por veçanërisht përgjegjësinë, për të fituar pavarësinë dhe për të ruajtur dhe zhvilluar shtetin maqedonas.
Si shtet që është krijuar me luftë të barabartë, si shtet që me dinjitet dhe pa dhunë e fitoi pavarësinë e saj, vendi ynë fitoi një reputacion të veçantë në botë dhe fitoi besimin për të qenë një partner strategjik i dëshiruar i vendeve më të mëdha në rrethin e civilizimit demokratik të Evropës Perëndimore.
Sot, Maqedonia e Veriut ka një të ardhme shumë të sigurt evropiane, një ide të qartë dhe një rrugë të qartë që të çon në një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e saj. Gjërat po ndryshojnë për mirë. Maqedonia e Veriut është një shtet civil dhe një atdhe i lirë i të gjithë qytetarëve dhe të gjitha bashkësive etnike - një shoqëri për të gjithë. Një, i vetëm dhe i barabartë.
Vendi ynë në Kombet e Bashkuara është një konfirmim i qartë dhe i qartë i gjuhës maqedonase dhe identitetit maqedonas. Gjuha maqedonase përdoret lirisht kudo në të gjitha institucionet, aktivitetet dhe ngjarjet ndërkombëtare.
Me vendosshmëri i arritëm Marrëveshjen për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Bullgarinë dhe Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe bëmë përparim ndërkombëtar dhe ne realizuam një nga qëllimet strategjike - anëtarësimin në NATO.
Flamuri ynë shtetëror i valëvitur në rrethin e flamujve të aleatëve tanë të NATO -s është një folës i fortë për realizimin e një prej synimeve tona më të rëndësishme strategjike për shtetin, me një vendim unanim të Kuvendit në vitin 1993.
Anëtarësimi në NATO është një shprehje sovrane e zgjedhjes sonë që ne duam të jemi pjesë e bashkësisë euroatlantike të demokracive. Përcaktimi që gjithmonë ka pasur mbështetje të fuqishme nga populli ynë dhe ka gëzuar një konsensus të gjerë mbi-partiak dhe ndëretnik. Gjeneratat e ndryshme të politikanëve, administratës publike dhe armatës ishin të përkushtuar dhe u bënë pjesë në realizimin e këtij qëllimi të përbashkët strategjik.
Anëtarësimi në NATO është kontributi më i madh i gjeneratës sonë në sigurinë dhe stabilitetin tonë. Garancia më e fuqishme për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në tryezën e vendimeve jemi ulur së bashku me vendet më të mëdha dhe më të zhvilluara në botë. Nga 30 anëtarët e NATO -s, 21 janë anëtarë të BE -së. Ne jemi pjesë e barabartë e kësaj familje të madhe të demokracive të zhvilluara. Së bashku me ta, ne japim kontributin tonë për paqe dhe sigurinë në botë.
Në tryezën e vendimeve jemi ulur bashkërisht me më të mëdhenjtë dhe për qëllimin e dytë, anëtarësimin në BE, kemi rekomandim pa kushte për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropiane.
Këshilli i BE-së njëzëri dha dritë jeshile për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut. Të gjitha vendet anëtare të BE-së u pajtuan me këtë, përfshirë edhe Bullgarinë. Kemi një seri raportesh ekskluzivisht pozitive nga Komisioni Evropian për përparimin reformues. Sipas këtyre raporteve e jemi më të mirë nga vendet tjera kandidate, madje më përpara se sa disa vende që veçmë bisedojnë. Rezultatet dhe kapacitetet tona dhe gatishmëria jonë për fillimin e bisedimeve janë të pakontestueshme. Dhe më e rëndësishmja, vazhdimisht dhe në mënyrë të përshpejtuar po evropeizohemi. Çdo ditë, sa më shumë.
Tani Bashkimi Evropian e ka për detyrim të tregojë në vepër se procesi i zgjerimit të Ballkanit Perëndimor është gjallë. Se vlerat evropiane dhe parimet për zgjerim janë akoma realitet.
Me anë të qasjes së hapur treguam vullnet për bashkëpunim me të gjithë fqinjët dhe fituam besimin e tyre dhe tregimin e suksesshëm të Maqedonisë së Veriut dhe filloi të ndryshohet narrativi për Ballkanin.
Maqedonia e Veriut është njohur si inspirator i një Ballkani të ri. Ballkan i denjë për shekullin 21. Ballkan i fqinjësisë dhe bashkëpunimit pa paragjykime. Kjo është rrugë produktive e politikës së përbashkët rajonale, bashkëpunimit dhe bashkësisë. Ky është Ballkani i Hapur.
Nga një shtet me shumë probleme dhe marrëdhënie jo të mira me të gjithë fqinjët, tani jemi shembull pozitiv, model që tjerët duan ta ndjekin. I zgjidhim problemet, nuk ikim nga to. Krijojmë marrëdhënie të reja me fqinjët. Jemi miq me të gjithë. E përforcojmë bashkëpunimin.
Asnjëherë nuk do të harrojmë : Në një periudhë ishim shoqëri e robëruar, shtet i robëruar. Qëndronim në vend, të qortuar me botën demokratike. Sot jemi një vend i përparuar, vend i hapur, miq me botën demokratike.
Qytetarët e vendit tonë nuk lejuan që jubileu i madh – 30 vite Pavarësi – ta presin si një shoqëri të robëruar.
Populli luftoi për vlerat qytetarë si dhe liria dhe demokracia sërish të jen në piedestal.
Në këtë periudhë nga 30 vjetori i Pavarësisë së shtetit, për të cilin presidenti i parë i Republikës së Maqedonisë së pavarur, Kiro Gligorov, na la amanet ta ruajmë si një fidan i sa po mbjell, ne nuk pushuam ta ujisim me përbërësit më të rëndësishëm për jetën e saj – me demokracinë dhe lirinë. Ishim dhe vazhdojmë të jemi, shtytës. Shumica nga ne. Për këtë na mësoi edhe Nikolla Klusev, Kryeministri i parë i Republikës së pavarur të Maqedonisë i cili motivonte angazhimin individual ku secili prej nesh duke thënë se çdo njeri është një ndërtues, bartës dhe shkatërrues i lumturisë së tij, i gëzimeve të tij dhe i hidhërimeve dhe vuajtjeve të tij, i fatit të tij.
Në fund të dekadës së tretë, ne sot dëshmojmë se në Maqedoninë e Veriut udhëheq ndërtimi përkundër vështirësive.
Dhe si pasardhës të Boris Trajkovski, presidentit tonë të ndjerë, ne nuk do të largohemi nga vizioni i tij për paqen dhe prosperitetin. Që të kemi paqe dhe prosperitet të vazhdueshëm nuk duhet dhe asnjëherë nuk do të largohemi nga principi se shteti dhe shoqëria janë të pavarur dhe të lirë, aq sa çdo qytetar i vendit tonë është i pavarur dhe i lirë.
Aq sa të gjithë pjesëmarrësit në shoqëri janë të lirë dhe të pavarur: gjyqësori, media, institucionet dhe organizatat qytetare, për shkak të nevojës për kontroll dhe ekuilibër.
Ripërtërija e demokracisë dhe institucioneve demokratike, sot e forcon kohezionin në shoqëri dhe e veçon prioritetin për unitet që ti realizojmë interesat më të larta shtetërore dhe prioritetet kryesore nacionale.
Ndërtojmë shoqëri në të cilën të gjithë janë të barabartë dhe të gjithë vlejnë njësoj.
Me dashuri dhe besim, për të ardhmen e vendit ton, vazhdojmë së bashku ta ndërtojmë vendin tonë si një shoqëri e barabartë për të gjithë, përmes respektit dhe mirëkuptimit reciprok. Shoqëri paqeje dhe prosperiteti.
Librat shkollorë të historisë dhe shoqërisë asnjëherë nuk do të mbulohen nga pluhuri për shkak se ndërtimi dhe zhvillimi ynë janë të përhershëm dhe sepse çdo ditë kemi realizime të reja të përbashkëta dhe arritje të reja. Ne po shkruajmë vazhdimisht histori. Vazhdimisht rikujtojmë atë histori që e krijuan paraardhësit tanë dhe vazhdimisht po shkruajmë faqe të reja me ngjarje dhe tema që NE i krijojmë.
Që i krijojnë maqedonasit, shqiptarët, turqit, romët, serbët, vllahët, boshnjakët dhe të gjithë të tjerët pa përjashtim.
Këto faqe të reja, bashkëkohore nga historia i shkruajmë Ne, çdo kush prej neve, secili prej nesh, secili prej jush dhe jo dikush tjetër.
Të nderuar qytetarë të mi,
Edhe në Kushtetutën tonë, ju qytetarët shkruat se obligimi ynë është që ti afirmojmë vlerat dhe të forcojmë zbatimin e obligimeve me të cilat është përcaktuar se Maqedonia e Veriut qytetarëve të saj do të ju sigurojë, drejtësi sociale, mirëqenia ekonomike dhe përparimi i jetës personale dhe të përbashkët.
Shoqëritë ku ka barazi më të madhe janë më të suksesshme. Në shoqëri të tilla ekonomia funksionon më mirë, sistemi arsimor është më efikas, mesatarisht njerëzit janë më të shëndetshëm, jetojnë më gjatë dhe janë më të lumtur me mundësitë që u ofron jeta.
Këto vlera janë shprehje e kujdesit për qytetarët. Këto vlera janë detyrimi ynë i shenjtë.
Në këtë drejtim, politikat tona kryesore shtetërore mbeten mbështetja e sektorit të shëndetësisë si përparësia e parë në një kohë kur ne dhe e gjithë bota po përballemi me pandeminë Covid-19.
Paralelisht, qëllimi ynë i ardhshëm është rimëkëmbja ekonomike dhe rritja ekonomike përmes masave për kategoritë e prekshme sociale, mbështetja e ekonomisë dhe ruajtja e vendeve të punës.
Prioriteti ynë i tretë është financimi u pandërprerë i funksioneve të shtetit, ndaj detyrimeve sociale ndaj qytetarëve tanë dhe duke i dhënë rezistencë të vazhdueshme dhe të fortë korrupsionit dhe padrejtësisë.
Sot, Ditën e Pavarësisë dhe jubileun ë vite Pavarësi e shënojmë në rrethana të veçanta. Rrethana që i shkaktoi pandemia me KOVID-19,të cilën duhet ta shohim si në një betejë tjetër për fitore.
Koha konfirmojmë çdo ditë se mënyra e vetme për tu ballafaquar me këtë kërcënim është vaksinimi masiv.
Ta pranojmë atë në mënyrë që të mblidhemi përsëri dhe të jemi së bashku në shoqëritë dhe traditat që ne i ruajmë.
Të dashur maqedonas, shqiptarë, turq, serbë, romë, vlleh, boshnjakë ...
Të dashur bullgarë, kroatë, malazezë, grekë, sllovenë dhe të gjithë të tjerët,
Maqedonia e Veriut është vend i diellit. Vend i dritës. Populli dhe poetët këtu kënduan se gjithmonë me krahët e shqiponjës i kthehen Ohrit dhe Strugës që ta ngrohin shpirtin deri sa dielli fuqishëm perëndon pas bukurive malore. Këtu me të gjithë të mirat, natyra me gjithë shkëlqimin e saj i ka dhuruar.
Ta ruajmë këtë vend të bukur. Ta ruajmë dritën, e dhënë para shumë shekujve dhe të ngelim fëmijë të dritës. Përfaqësuesit e mirësisë, nderit, dinjitetit, respektit për të tjerët, fqinjësisë së mirë.
Jemi për të ecur para! Vazhdimisht përpara!
Kështu ti mirëpresim të gjitha përvjetorët e ardhshme me suksese të reja.
Gëzuar jubileun – ë vite Pavarësi. Qofshin të përjetshme pavarësia dhe shteti.
Të rrojë Republika e Maqedonisë së Veriut!.