Komisionet Qeveritare

Komisionet themelore të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut


  • Komisioni për Sistemin Politik shqyrton propozimet për miratimin e ligjeve, projekt-ligjeve, propozim-ligjeve dhe rregulloreve të tjera dhe akte të përgjithshme nga fusha e sistemit politik, si dhe çështje në lidhje me zbatimin e politikës së zbatimit të ligjit, rregulloret dhe aktet e tjera të Kuvendit dhe Qeverisë nga fusha e punëve të jashtme, mbrojtjes dhe sigurisë dhe i propozon Qeverisë mendime adekuate për çështjet nga këto fusha; çështjet në lidhje me organizimin dhe zbatimin e përgatitjeve nga fusha e mbrojtjes që janë në kompetencë të Qeverisë; çështje që i referohen funksionimit të demokracisë parlamentare dhe sundimin e së drejtës; decentralizimi i qeverisjes dhe zhvillimi i vetëqeverisjes lokale; ndërtimi i sistemit ligjor dhe legjislacionit; çështje nga fusha e punëve të brendshme; sistemi gjyqësor; çështje nga sistemi informativ; organizimi dhe funksionimi i organeve shtetërore dhe reforma e administratës publike; harmonizimi i politikës kombëtare me politikat e Bashkimit Evropian; harmonizimi i sistemit juridik me legjislacionin e Bashkimit Evropian; realizimin e politikës për zbatimin e ligjeve dhe rregulloreve të tjera të Kuvendit dhe Qeverisë; si dhe çështje të tjera me interes për zhvillimin e këtyre fushave dhe i jep mendime dhe propozime Qeverisë për zgjidhjen e çështjeve nga kompetenca e tij.
  • Komisioni për Sistemin Ekonomik dhe Politikën Ekonomike Aktuale shqyrton propozimet për miratimin e ligjeve, projekt-ligjeve, propozim-ligjeve dhe rregulloreve dhe akteve tjera të përgjithshme nga fusha e sistemit ekonomik dhe politikës së zhvillimit, si dhe shqyrton çështjet që lidhen me: prioritetet strategjike dhe masat për realizimin e tyre; inkurajimin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe zhvillimit më të balancuar hapësinor dhe rajonal, zhvillimin shkencor dhe teknologjik; përcaktimin e balanceve materiale, energjetike dhe të tjera; mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe zhvillim të qëndrueshëm; financat, politikat tatimore, bujqësinë; marrëdhëniet e jashtme ekonomike, proceset e integrimit botëror; procesin e integrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe harmonizimin e politikës kombëtare me politikat e Bashkimit Evropian; urbanizmin; bankat dhe sigurimet; politika kreditore dhe monetare; këmbimi valutor dhe politika doganore; marrëdhëniet e huaja të kredisë; letrat me vlerë afatgjata; tregun dhe çmimet, konsumin publik; kulturën teknike dhe inovacionet; i ndjekë lëvizjet e përgjithshme ekonomike dhe propozon masa të politikave ekonomike përmes miratimit dhe zbatimit të politikës makroekonomike; e ndjekë pozicionin material të ekonomisë dhe konsumin publik përmes miratimit dhe ekzekutimit të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, programeve për financimin e aktiviteteve dhe qëllimeve të caktuara me interes të Republikës së Maqedonisë së Veriut (shërbimet publike nga prodhimi material); çështjet banesore-komunale, standardin e jetesës; turizmin; marrëdhëniet pronësore-juridike; harmonizimin e sistemit juridik me legjislacionin e Bashkimit Evropian; dhe i jep mendime dhe propozime Qeverisë për zgjidhjen e çështjeve nga kompetenca e tij; si dhe çështje të tjera me interes për zhvillimin e këtyre fushave.
  • Komisioni për Burimet Njerëzore dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm shqyrton propozimet për miratimin e ligjeve, projekt-ligjeve, propozim-ligjeve dhe rregulloreve dhe akteve tjera të përgjithshme nga fusha e arsimit, shkencës, artit, kulturës, të rinjve dhe sportit, organizimit dhe kushteve të punës në këto fushat dhe zhvillimin profesional të punëtorëve në to; punësimit dhe punësimi;mbrojtjes shëndetësore; siguria sociale dhe sigurimi social; mbrojtje e veçantë e fëmijëve; sigurimi i shëndetit, pensionit dhe invaliditetit; mbrojtja sociale e luftëtarëve, invalidëve të luftës dhe viktimave civile në luftë; harmonizimi i sistemit ligjor me legjislacionin e Bashkimit Evropian, organizimin dhe kushtet e punës në këto fusha dhe zhvillimin profesional të punëtorëve në to; kujdeset për pozitën dhe të drejtat e pjesëtarëve të popullit maqedonas në vendet fqinje dhe emigrantëve nga Maqedonia e Veriut; ndihmon zhvillimin e tyre kulturor dhe promovon marrëdhëniet me ta; kujdeset për realizimin e të drejtave ekonomike dhe sociale të qytetarëve të Republikës jashtë vendit; nevojat për realizim më efikas të riintegrimit dhe kthimin e të kthyerve dhe emigrantëve; sigurim material sigurim tjetër të kategorive të caktuara të të kthyerve dhe emigrantëve, si dhe për persona të tjerë për të cilët jep pëlqimin për pranim, ndihmë dhe inkurajim; rishikimi i marrëveshjeve që përcaktojnë obligimet materiale të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilat i referohen të kthyerve dhe emigrantëve dhe në lidhje me këtë bashkëpunon me organet dhe organizatat përkatëse në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe i jep mendime dhe propozime Qeverisë për të zgjidhur çështjet nga kompetenca së tij.

Komisionet e formuara me vendim të veçantë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut


  • Komisioni për Teknologji Informatike
  • Komisioni për Luftën kundër e Prodhimit ilegal, Tregtisë dhe Keqpërdorimit të Drogës
  • Komisioni i veçantë për përcaktimin e kushtit të njohjen e gjuhës maqedonase për marrjen e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut
  • Komisioni Nacional për UNESKO në Republikën e Maqedonisë së Veriut
  • Komisioni Nacional për Luftën kundër Trafikimit të Njerëzve dhe Migrimit ilegal në Republikën e Maqedonisë së Veriut
  • Komisioni Nacional për Menaxhimin e Integruar të Kufirit

Komisionet e veçanta të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut


  • Komisioni për Çështjet Banesore dhe Çështjet e Shpërnguljes vendos për dhënien me qira të banesave në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut personave të zgjedhur dhe të emëruar për kryerjen e funksioneve publike dhe të tjera të përcaktuara me Kushtetutën dhe ligjin; personave  me rrezik social dhe me banim të pasiguruar, në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen Sociale dhe Ligjin për të Drejtat e Veçanta të pjesëtarëve të forcave të sigurisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe anëtarëve të familjeve të tyre; personave,  të cilëve u është ndërprerë e drejta banesore në përputhje me Ligjin për Denacionalizim; personave nga zonat e deklaruara të prekura nga fatkeqësitë natyrore dhe epidemitë, si dhe punonjësve në organet shtetërore, të cilët kryejnë detyra të veçanta të nevojshme për realizimin e funksionit themelor të organit.
  • Komisioni për Emërim i shqyrton çështjet nga fusha e politikave të kuadrit në kompetencë të Qeverisë; i jep mendim Qeverisë, gjegjësisht parashtron propozime deri te  Qeveria për emërimin ose shkarkimin nga detyra drejtorët e organit të administratës shtetërore dhe zëvendësve të tyre; Sekretarin e Përgjithshëm të Qeverisë, Zëvendësin i tij dhe Sekretarët e Shtetit; organet ekzekutive të ndërmarrjeve publike që i  emëron, përkatësisht i  emëron Qeveria, ose që emërohen pas një mendimi, propozimi të mëparshëm ose në përputhje me Qeverinë; kujdeset për zbatimin e përfundimeve të Qeverisë në lidhje me politikën e kuadrit; përgatit propozime për aktvendimet për pagat dhe kompensimet e tjera të drejtorëve dhe zëvendësve të tyre të organit të administratës shtetërore, Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë, zëvendësit të tij dhe sekretarëve të shtetit; i shqyrton çështjet në lidhje me të drejtat e imunitetit të anëtarëve të Qeverisë; dhe i jep mendime dhe propozime  Qeverisë për zgjidhjen e çështjeve në kompetencë të tij.
  • Komisioni për Privatizim i shqyrton kushtet dhe mënyrën e privatizimit të pronës shoqërore; propozon masa ligjore dhe masa të tjera për realizimin e tij; shqyrtimin e gjendjes së ndërmarrjeve të mbuluara nga programet e privatizimit të pronës; jep mendim për programet e zhvillimit që janë kandidatë për financim nga Agjencia e Privatizimit, shqyrton Programin Vjetor dhe Programin Financiar të Agjencisë së Privatizimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, vlerëson punën e saj, propozon mënyrën e shitjes së aksioneve dhe pjesëve të fituara në bazë të kapitalit shtetëror, veç e veç dhe së bashku me aksionet dhe pjesët e dhëna në Agjenci; i propozon Qeverisë të emërojë përfaqësues në ndërmarrjet, përkatësisht kompanitë në të cilat ka aksione dhe pjesë të fituara në bazë të kapitalit shtetëror, si dhe aksionet dhe pjesë të dhëna në Agjenci; kryen dhe punë tjera në kompetencë të tij të përcaktuara me ligj.
  • Komisioni për Prodhim me Dedikim i ndjek gjëndjet dhe zhvillimin e prodhimit të armatimit dhe pajisjeve ushtarake në paqe; zhvillimin dhe trajnimin e kapaciteteve bazë dhe shtesë të dedikuara për prodhimin e armatimit dhe pajisjeve ushtarake, si dhe prodhimin e materialeve sanitare dhe prodhimeve të tjera, pajisjeve dhe shërbimeve për nevojat e mbrojtjes.