Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev në deklaratën për mediat, sot kumtoi qëndrimin lidhur me dorëheqjet e ofruara të ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe dhe zëvendësministrit të Shëndetësisë Ilir Hasani pasi në Prokurorinë Publike Themelore në Tetovë u dorëzua Raporti nga ekspertiza e kryer për gjurmët nga zjarri në Spitalin Modular Kovid në Tetovë, të përgatitur nga Njësia për hetime dhe ekspertizë kriminalistike-teknike pranë Ministrisë për Punë të Brendshme.
Në vazhdim të kësaj kumtese e përcjellim deklaratën e Kryeministrit Zaev në mënyrë të plotë:
“Me me kujdes lexova gjetjet e hetuesve në lidhje me shkaqet e fatkeqësisë në spitalin modular në Tetovë.
Siç u njoftua publikisht, me gjetjet eksperte të ekspertizës, u përcaktua se zjarri ka ndodhur si pasojë e një qarku të shkurtër elektrik në një kabllo lidhëse.
Bazuar në këto dhe informacionet e marrë më parë, dua të informoj publikun se: Nuk ka asnjë arsye për të gjetur përgjegjësi politike ose të një menaxheri tek ministri Dr. Venko Filipçe dhe zëvendësministri i Shëndetësisë Dr. Ilir Hasani, të cilët ju përkujtoj, për arsye morale dhanë dorëheqje duke pritur vendimin tim.
Për gabimet e mundshme të shkaktuara nga faktori njeri, do të prononcohen organet kompetente.
Mbetem në qëndrimin se nuk do të lejoj politizimin e tragjedisë në spitalin e Tetovës.
Ne, politikanët dhe pushteti ekzekutiv, në përgjithësi nuk guxojmë dhe nuk do ta interpretojmë raportin e ekspertëve që vepruan me urdhër të JOPM.
U zbulua shkaku i zjarrit dhe u bë i qartë dhe publik. Unë e mora këtë informacion dhe jam duke vepruar.
Menjëherë udhëzova Ministrinë e Shëndetësisë që sa më parë të kryejë inspektime të plota në terren në të gjitha spitalet modulare.
Tani gjëja më e rëndësishme është të forcohen kontrollet dhe verifikimet, në mënyrë që të zvogëlohet rreziku nga aksidente të tilla të shkaktuara nga objekte të huaja në të ardhmen, për shkak të të cilave fatkeqësisht humbëm 14 jetë.