Kovaçevski në Bruksel në takim me profeisonistë të rinj nga Maqedonia e Veriut në Belgjikë: Përvojat profesionale i hapin mundësitë për bashkëpunim në sfera më të ndryshme

Kryetari i Qeverisë së Repubikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitrar Kovaçevski, në kuadër të vizitës në Bruksel, ku gjendet për vizitë dyditore pune, u njoftua dhe bisedoi me profesionistë të rinj nga vendi i jonë, të cilët punojnë në institucione ndërkombëtare dhe sektorin privat në Mbretërinë e Belgjikës.

Në takimin, kryeministri Kovaçevski i shoqëruar nga zëvendëskryetari i Qeverisë, i ngarkuar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq dhe ambasadorja e Misionit të përhershëm pranë BE-së në Bruksel, Agnesa Rusi – Popovska, me profesionistët e rinj ka biseduar për sfidat e tyre personale profesionale dhe për ngjarjet aktuale ndërkombëtare në skenën politike në Maqedoninë e Veriut.

Një nga temat e bisedave ka qenë Ballkani i Hapur, me ç’rast Kryeministri Kovaçevski informoi se Iniciativa nuk është zëvendësim për Bashkimin Evropian, por, është e rëndësishme për zhvillimin rajonal të ekonomisë dhe lehtësimin e lëvizjes së njerëzve, si dhe të mallrave dhe përmirësimin e kushteve për bashkëpunim.

Kryeministri Kovaçevski me këtë rast, me të rinjtë nga Maqeodnia e Veriut kanë këmbyer mendime për rëndësinë e zgjerimit të pikëpamjeve të cilat sigurojnë studime ndërkombëtare dhe ndërtimin e karrierës profesionale në vendet e huaja.

Zëvendëskryeministri Mariçiq theksoi se grupi i të rinjve të cilët marrin pjesë në takimin, janë profesinistë të cekur me kapacitet të diturisë dhe përvojës, të cilët mund të përfshihen në proceset eurointegruese.

Ambasadorja Rusi ka shprehur falënderim deri te rinjtë, të cilët i janë përgjigjur ftesës që të marrin pjesë në takimin, duke theksuar se rrjetëzimi është shumë i rëndësishëm edhe për bashkëpunikmin e mirë të ndërsjellë.

Profesinistët e pranishëm të rinj gjatë bisedës kanë ndarë një pjesë nga përvojat e tyre të punës, duke informuar më hollësishëm për arritjet momentale profesionale, ku punojnë.