Kryeministri Kovaçevski: Kompanitë i njohin përfitimet nga “Ballkani i Hapur”

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot mbajti fjalim në hapjen e tavolinës së rrumbullakët me temë “Integrimi ekonomik të Maqedonisë së Veriut në korniza të Ballkanit Perëndimor dhe perceptimi i kompanive të orientuara për eksport për nismën Ballkani i Hapur”.

Kryeministri Kovaçevski në fjalimin e tij në ngjarje, ku u prezantuan rezultatet e hulumtimit “Perceptimi i kompanive në Maqedoninë e Veriut të orientuara për eksport për nismën Ballkani i Hapur”, që e realizon organizata think-tank organizata Analitika dhe Fondacioni Shoqëri e Hapur Maqedoni, theksoi se analiza ofron pasqyrë gjithëpërfshirëse për gjendjen e bashkëpunimit rajonal në rajon në aspekt të katër lirive edhe atë – lëvizje e lirshme e mallrave, shërbimeve, personave dhe kapitalit, që i përcakton aktorët kryesor për përforcimin e bashkëpunim në kuadër të “Ballkanit Perëndimor”.

“Hulumtimi i Analitika dhe Fondacioni Shoqëri e Hapur Maqedoni, konfirmon se kompanitë kanë mendim pozitiv për nismën për bashkëpunim Ballkan i Hapur. Shohin në këtë nismë si mundësi e njëjtë për mundësi për përmirësimin e punës së kompanive të tyre”, theksoi Kryeministri Kovaçevski.

Ai shtoi se këtë raport menjëherë do ta shpërndajë me Presidentin e Serbisë, Aeksandar Vuçiq dhe me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, si input shtesë për Samitin e ardhshëm të Ballkanit të Hapur që do të mbahet në Ohër në pranverë.

Në këtë drejtim Kryetari i Qeverisë Kovaçevski vuri në dukje vlerën e marrëveshjet dhe memorandumet të para të nënshkruara në Tiranë në dhjetor të vitit 2021: Marrëveshja për ndërlidhjen e skemave elektronike të identifikimit për qytetarët e Ballkanit Perëndimor dhe Marrëveshja për Kushte për qasje të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor.

“Me këto marrëveshje, tha Kovaçevski, ne u ofrojmë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë qasje në shërbimet elektronike në portalet nacionale të të tre vendeve duke krijuar identifikim elektronik “Ballkani i Hapur”, i cili fillon realizimin e lehtë dhe qasje e papenguar në treg." i punës në të tre vendet."

“Nisma “Ballkani i Hapur” hapi mundësi për ndërlidhje dhe për konsolidimin e një tregu në të cilin të gjithë në rajon kanë qasje. Ne lidhim ekonomitë, bëhemi më konkurrues, më të fuqishëm dhe akoma më të gatshëm për zhvillim të mëtejshëm. "Ne jemi të lidhur me një synim të qartë, të hapur dhe publik që popujt tanë të ndiejnë sa më shpejt përfitimet e drejtpërdrejta ekonomike të ndihmës që ne ofrojmë," tha Kovacevski, duke shtuar se "Ballkani i Hapur" duhet parë si diçka që është praktikë e zakonshme dhe normale në BE bazuar në një marrëveshje të përbashkët të shteteve anëtare të saj.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se “Ballkani i Hapur” nuk është zëvendësues i BE-së por përforcues i idesë evropiane të Ballkanit dhe katalizator i bashkëpunimit rajonal sipas standardeve evropiane dhe si i tillë është për të mirën e të gjithëve në rajon, për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Të gjitha vendet e tjera të rajonit kanë një ftesë të hapur, publike, të drejtpërdrejtë dhe të qartë për t'u anëtarësuar. I inkurajojmë të gjithë nga Ballkani Perëndimor që të kontribuojmë së bashku për të pasur një rajon të zhvilluar ekonomikisht, pa pengesa, pa kufizime, plotësisht të përshtatur me nevojat e popujve tanë”, tha Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në fjalimin e tij në tryezën e rrumbullakët për "Integrimi ekonomik i Maqedonisë së Veriut në Ballkanin Perëndimor dhe perceptimi i kompanive të orientuara nga eksporti për nismën Ballkani i Hapur" organizuar nga think tank Analitica dhe Fondacioni Shoqëria e Hapur Maqedoni.

Në përfundim ai theksoi se ky hulumtim tregon që “Ballkani i Hapur” është në rrugë të duhur dhe se këto të dhëna ndihmojnë që rekomandimet të realizohen në aksione konkrete, plane dhe rezultate.

 


Fjalim i KQRMV Kovaçevski për nismën Ballkani i Hapur i Analitika FSHHM

 
 Kryetari i  Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriore Dimitar Kovaçevski sot mbajti fjalim në  hapjen e tryezës së rrumbullakët me temën “Integrimi ekonomik i Maqedonisë së Veriut në kuadër të Ballkanit Perëndimor dhe perceptimi i kompanive të orientuara nga eksporti për nismën Ballkan i Hapur”.

Në vazhdim jua përcjellim fjalimin e Kryeministrit Kovaçevski në tërësi:

“Të nderuar organizatorë dhe pjesëmarrës në debatin mbi potencialet ekonomike për kompanitë e orientuara drejt eksportit nga nisma “Ballkani i Hapur”,

Dëshiroj të shpreh urimet dhe mirënjohjen time për organizimin e kësaj ngjarje kushtuar një nisme jashtëzakonisht të rëndësishme siç është “Ballkani i Hapur” dhe bashkëpunimit rajonal.

Besoj se Analitika dhe Fondacioni Shoqëria e Hapur, përmes gjetjeve nga hulumtimet për Perceptimin e kompanive të orientuara drejt eksportit në Maqedoninë e Veriut për Iniciativën e Ballkanit të Hapur, na ofrojnë një pasqyrë gjithëpërfshirëse të gjendjes së bashkëpunimit rajonal në rajon.

Mendimet e palëve të përfshira, veçanërisht te sektori i biznesit, janë të një rëndësie të madhe në pritje të Samitit të ardhshëm të Ballkanit të Hapur që do të mbahet në Ohër në pranverë. Aty do të zhvillojmë projekte në fushën e kulturës dhe turizmit, me fokus interesat e të rinjve.

Është shumë e vlefshme që ky hulumtim analizon statusin aktual të ekonomisë në kuptimin e katër lirive – lëvizjes së lirë të mallrave, shërbimeve, njerëzve dhe kapitalit, gjë që përcakton aktorët kryesorë për forcimin e bashkëpunimit në kuadër të “Ballkanit të Hapur”.

Menjëherë do ta ndaj këtë raport me miqtë e mi Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiq, sepse e di që do të jetë një imputo i shkëlqyeshëm për idetë tona për zhvillimin e Ballkanit të Hapur.

Në këtë nismë që në fillim u përfshinë maksimalisht odat e tregtisë të të gjitha vendeve që e pranuan nismën. Dhe unë e di që në samitet e Ballkanit të Hapur vijn firma dhe biznese

nga Kosova, BeH dhe Mali i Zi edhe pse vendet e tyre ende nuk janë anëtarësuar. Dhe kjo më tregon se është vetëm çështje kohe që Ballkani i Hapur  do të numërojë më shumë se tre vende.

Hulumtimi i Analitika dhe Fondacioni Shoqëria e Hapur Maqedoni konfirmon se kompanitë kanë një opinion pozitiv për Iniciativën për bashkëpunim Ballkani i Hapur. Ata e shohin këtë iniciativë si një mundësi të re për të përmirësuar performancën e kompanive të tyre.

Kjo është arsyeja pse marrëveshjet dhe memorandumet e para që u nënshkruan në Tiranë në dhjetor 2021 ishin Marrëveshja për Ndërlidhjen e Skemave Elektronike të Identifikimit për Qytetarët e Ballkanit Perëndimor dhe Marrëveshja për Kushtet për Qasje të Lirë në tregun e Punës në Ballkanin Perëndimor.

Me këto marrëveshje qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë u mundësojmë akses në shërbimet elektronike në portalet kombëtare të tre vendeve duke krijuar identifikim elektronik “Ballkani i Hapur” i cili fillon realizimin e mundësisë për qasje të lehtësuar dhe të papenguar në tregun e punës në të tre vendet.

Veç më zbatohet edhe Marrëveshja  për bashkëpunim në kontrollet veterinare, fitosanitare dhe sigurinë ushqimore tashmë kështu që më nuk ka pritje në pikat kufitare, dmth nëse malli largohet nga Saranda në Shqipëri dhe kalon përmes Maqedonisë së Veriut në Suboticë të Serbisë, të tre vendet e njohin analizat laboratorike, bëhet harmonizimi i dokumenteve për mallrat me origjinë shtazore dhe bimore janë të harmonizuara dhe nuk ka nevojë për pritje të zakonshme me orë të tëra në kufi.

“Ballkani i Hapur” çon në fshirjen e kufijve si barriera administrative dhe siguron katër liritë evropiane për lëvizjen e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit.

“Ballkani i Hapur” hapi mundësi për lidhje dhe konsolidim tregu në të cilin të gjithë në rajon kanë akses.

Ne lidhim ekonomitë, bëhemi më konkurrues, më të fortë dhe akoma më të gatshëm për zhvillim të mëtejshëm. Ne lidhemi me qëllimin e qartë, të hapur dhe publik të popujve tanë për të ndjerë përfitimet e menjëhershme ekonomike të lehtësimit që ne ofrojmë.

“Ballkani i Hapur” duhet parë si diçka që është një praktikë e zakonshme dhe normale në BE bazuar në marrëveshjen e përbashkët të shteteve anëtare të saj.

Natyrisht, këtë herë potencojmë– “Ballkani i Hapur” nuk është zëvendësues i BE-së por përforcues i idesë evropiane në Ballkan dhe katalizator i bashkëpunimit rajonal sipas standardeve evropiane. Ballkani i Hapur nuk heq, nuk zvogëlon - Ballkani i Hapur shton, rrit mundësitë. Mundësit evropiane.

Do të përfundoj duke përsëritur se “Ballkani i Hapur” është një proces autentik, i përbashkët i iniciuar nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia, por procesi është krijuar për të mirën e të gjithë rajonit. Për të gjithë qytetarët tanë. Është e hapur për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Aleatët tanë nga komuniteti ndërkombëtar tashmë po e mbështesin hapur iniciativën, e kam fjalën për SHBA-në dhe BE-në, por ata gjithashtu po na thonë qartë është e plotë kur ka gjithçka! Kjo është arsyeja pse Vuçiç dhe Rama dhe unë do të bëjmë çmos për të bindur Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinën se një Ballkan i Hapur sjell përfitime të shpejta dhe ultra të shpejta për popujt tanë.

Të gjitha vendet e tjera të rajonit kanë një ftesë të hapur, publike, të drejtpërdrejtë dhe të qartë për t'u anëtarësuar. Ne inkurajojmë të gjithë nga Ballkani Perëndimor të kontribuojmë së bashku, ne kemi një rajon të zhvilluar ekonomikisht, pa pengesa, pa kufizime, plotësisht të përshtatur me nevojat e popujve tanë.

Faleminderit për këtë qasje profesionale dhe analitike, ky është ndoshta i pari ose një nga studimet e para që në mënyrë empirike tregon se jemi në rrugën e duhur. Këto të dhëna ju ndihmojnë të përktheni idetë në veprime konkrete, plane dhe rezultate konkrete.

Faleminderit dhe ju uroj një debat të suksesshëm.

“Dhe kërkoj që këto analiza t’i kem në gjuhën angleze, serbe dhe shqipe që t’i përdorin edhe miqtë tanë në rajon”.