Kryeministri Kovaçevski do të zhvillojmë shumë takime pune në Forumin Delphi në Greqi

Kryetari i Qeverisë së Republikës së  Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski kryeson delegacionin qeveritar në Forumin e shtatë Ekonomik Delphi në Greqi.

Në Forumin Ekonomik Delphi, Kryeministri Kovaçevski sot do të zhvillojë takime pune me zëvendës ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike dhe përfaqësuesin special për Ballkanin Perëndimor Gabriel Eskobar, përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe Ballkanin Perëndimor , Miroslav Lajçak, si dhe me homologun kosovar Albin Kurti.

Gjithashtu, janë planifikuar takime me ish-kryeministrin britanik Tony Blair dhe me ish-kryeministrin e Greqisë dhe liderin e “Syriza”, Alexis Tsipras.

Të pranishëm në Forum janë edhe kryeministrat e Bullgarisë, Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi, gjë që  këtë vit parasheh një seksion të veçantë kushtuar Ballkanit Perëndimor. Afro 800 folës nga mbi 36 vende u konfirmuan në Forumin e shtatë Ekonomik Delphi, të titulluar "Realitete të reja". Janë përfshirë një sërë temash, si siguria botërore, ekonomia globale, ndryshimet klimatike, e ardhmja e BE-së, teknologjia, shëndetësia, shoqëria dhe kultura.