Kovaçevski: Me rikonstruimin e sallës “Partizani” investojmë në objekte kapitale si vlerë e qëndrueshme për shoqërinë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Naumçe Mojsovski, sot realizuan inspektimin e punëve të filluara ndërtimore për rikonstruim të tërësishëm të sallës së sportit “Naum Naumovski – Borçe”, që mes banorëve të Karposhit, por edhe në gjithë vendin njihet me emrin “Partizan”.

“Me rinovimin e përgjithshëm po ia kthejmë shkëlqimin dhe funksionalitetin origjinal kësaj sallë sportive, e cila është krenari për Karposhin dhe për të cilën janë të lidhura disa nga kujtimet më të bukura të shumë qytetarëve të Shkupit. Pikërisht këtu lindën dhe u afirmuan një sërë sportistësh nga disiplina të ndryshme sportive. Si Qeveri që përcakton një pjesë serioze të fokusit të saj për të rinjt dhe sportin dhe duke u udhëhequr nga rëndësia e këtij objekti, përmes Agjencisë për Rini dhe Sport investojmë 69,5 milionë denarë të mjeteve shtetërore, që “Partizani” të jetë plotësisht bashkëkohor dhe i rregulluar në mënyrë funksionale. Të rikthejmë frymën e dikurshme të entuziazmit sportiv dhe të krijohet një vend tjetër për aktivitete sportive të të rinjve dhe të gjithë qytetarëve”, tha Kryeministri Kovaçevski në deklaratën e tij në këtë ngjarje.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se Qeveria, madje edhe në kushte të krizës ekonomike është e përkushtuar në ndërtimin e objekteve kapitale që janë me vlerë të përhershme për shoqërinë.

“Investojmë në objekte që janë me rëndësi dhe vlerë kapitale për shtetin, rininë dhe sportin. Edhe në kushtet e krizës ekonomike globale, ne nuk ndalemi së ndërtuari kapacitete që përmirësojnë jetën e qytetarëve dhe i nxisin ata të luajnë sport dhe rekreacion, të cilat janë të rëndësishme për shëndetin mendor dhe fizik. Ne po investojmë sipas planit në çdo komunë dhe vendbanim në vend, duke krijuar një shoqëri me mundësi të barabarta për të gjithë”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Kovaçevski shtoi se Qeveria dhe Agjencia për Rini dhe Sport, vazhdimisht investojnë dhe krijojnë kushte për zbatim pa pengesë të aktiviteteve të federatave sportive, klubeve dhe sportistëve individual siç është masa “Vauçer në sport”, me të cilën shteti shpërndan një pjesë të parave të tatimit mbi fitimin në sportin maqedonas.

Drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport (ARS), Naumçe Mojsovskin në deklaratë theksoi se sot të gjithë jemi dëshmitarë të restaurimit të një objekti shumë të rëndësishëm në sportin maqedonas, “Naum Naumovski – Borçe”, apo siç kujtojnë shkupjanët – sallës “Partizan”.

“Salla “Partizani” meriton të shkëlqejë, të marrë vëmendjen e duhur, ndërsa banorët e Karposhit dhe gjithë Shkupjanët të rifitojnë krenarinë, por edhe fatin që këtu do të luhen edhe shumë ndeshje të tjera që do t’i gëzojmë të gjithë”, tha drejtori. të ARS-së, Naumçe Mojsovski.