Mickoski: Qeveria bëri gjithçka që mundi për të rritur nivelin e realizimit të investimeve kapitale, këtë vit investimet kapitale do të përfundojnë me nivel prej mbi 70%

"Investimet kapitale këtë vit do të përfundojnë me nivel prej mbi shtatëdhjetë për qind prej asaj që ishte parashikuar dhe planifikuar. Mendoj se gjithmonë mund të bëhet më mirë, por ky ishte një vit zgjedhor dhe gjysma e parë ishte ashtu siç ishte. Vlerësoj se ky realizim ishte plotësisht korrekt. Dhe me të vërtetë do të thoja se Qeveria e re bëri gjithçka që mundi për të rritur nivelin e realizimit të investimeve kapitale.  

Viti i ardhshëm është një vit ku është parashikuar një buxhet rekord për investimet kapitale, jo vetëm për projektet shtetërore dhe qeveritare, por edhe për projektet komunale. Këtu, natyrisht, duhet të përmend edhe mbështetjen për ekonominë, mbështetjen e drejtpërdrejtë që e dha Qeveria. Konkretisht, ajo mbështetje për investimet e operatorëve ekonomikë prej 2.5 miliardë denarë, që është më shumë se në vitet 2022 dhe 2023. Gjithashtu, 2.5 miliardë janë dhënë përmes ZZHTI-ve. Të mos harrojmë këtu edhe kredinë me normë interesi prej 1.95%, e cila që nga janari do të jetë në dispozicion të ekonomisë maqedonase.  

Kështu që, mendoj se si Qeveri treguam dhe dëshmuam se duam të jemi miq të ekonomisë. Dhe ajo që është më e rëndësishme, ekonomia është çliruar, ndërsa këtë e tregojnë treguesit e parë, nuk ka më të fortë në politikë, djem të rinj që blejnë qendra tregtare, krushq që ngasin Rolls Royce, njerëz që abuzojnë në shoqëritë aksionare dhe ndërmarrjet publike, siç ndodhte në të kaluarën. Nuk ka më shantazhe, nuk ka më kapje biznesesh, nuk ka më përqindje nga prokurimet publike dhe kështu me radhë. Nëse ju, ja ju ftoj juve mediave, ndjeni ndonjë indikacion që diçka e tillë po ndodh, ju lutem ta thoni dhe ta bëni publike. Por, tashmë janë shtatë muaj dhe nuk kam parë një fenomen të tillë. Kjo është më e rëndësishmja. Që më në fund ndihet një liri në ajër, pas gjithë atij presioni që ka ekzistuar në shtatë vitet e fundit," deklaroi kryetari i Qeverisë Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske në lidhje me atë se sa është i kënaqur nga realizimi i investimeve kapitale këtë vit.