Mickoski: Rreth 70 milionë euro në gjashtë muajt e fundit u janë paguar bujqve, që paraqet një numër rekord për vitin e kaluar

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske, se sa para u paguan nga Buxheti për subvencione për bujqit, informoi se në gjashtë muajt e fundit janë paguar rreth 70 milionë euro, një numër rekord i mjeteve financiare për bujqit.

"Për bujqit vitin e kaluar janë paguar mjete financiare rekord. Vetëm në gjashtë muajt e fundit, mendoj se ky numër është afërsisht 4,3 miliardë denarë, rreth 70 milionë euro."

Nga ato, rreth 2,5 miliardë denarë janë borxhe nga e kaluara, që nuk janë pjesë e këtij vitit fiskal dhe mendoj se në këtë mënyrë tregohet se nëse punohet me nikoqirllëk, ndershmëri, përkushtim dhe me përgjegjësi qenka e mundur të kthehen edhe borxhet e vjetra. Borxhet janë akumuluar, sepse nuk është punuar me kujdes, ndershmëri dhe përgjegjësi.

Kështu do të vazhdojmë edhe në vitet që kemi përpara dhe duhet të tregojmë se mundet edhe më ndryshe nga parimi që ka qenë si deri tani,” deklaroi Kryeministri Mickoski.