Në kuadër të prezantimit të masave dhe politikave të arritura në 100 ditët e kaluara të Qeverisë, Kryeministri Kovaçevski ndër të arriturat më të rëndësishme i veçoi ato që kanë të bëjnë me mbështetjen e zhvillimit të balancuar ekonomik rajonal dhe projektet e realizuara për përmirësimin e kushteve të jetesës në komuna, si dhe projekte që rrisin pavarësinë e tyre financiare.
Duke theksuar se komunat e zhvilluara nënkuptojnë ekonomi të fortë, Kovaçevski u ndal në marrëveshjet e nënshkruara për financimin dhe bashkëfinancimin e tetë projekteve në tetë komuna, përmes projektit "BE për komunat" në vlerë prej 5,5 milionë euro.
“Projektet, çdonjëri me vlerë mesatare mbi 600.000 euro, i referohen përmirësimit të kushteve për mbrojtjen e mjedisit, rritjes së lëvizshmërisë, përmirësimit të shërbimeve sociale, vendosjen e shërbimeve elektronike në komuna, gjegjësisht përmirësimit të shërbimeve lokale nga të cilat qytetarët përfitojnë më së shumti. Ne po vazhdojmë gjithashtu Programin për bashkëpunim ndërkufitar. Janë nënshkruar marrëveshje për bashkëfinancimin e 11 projekteve me Shqipërinë me vlerë prej gjashtë milionë euro dhe 22 projekte me Greqinë për të cilat janë siguruar 7.6 milionë euro nga IPA”, nënvizoi Kryeministri.
Në ekspozenë e tij para qytetarëve ai theksoi mbështetjen që kjo Qeveri i ka dhënë kulturës dhe artit në 100 ditët e kaluara dhe gjatë gjithë mandatit të saj, si shtytës të rëndësishëm të ndryshimeve shoqërore.
“Sigurojmë mbështetje të plotë për realizimin e festivaleve dhe shfaqjeve të mëdha jashtë vendit, siç është ngjarja më prestigjioze botërore në art – Bienalen e Venedikut, e cila së fundmi filloi me pjesëmarrjen e përfaqësuesve tanë. Me programin vjetor për investime në kulturë për vitin 2022 janë ndarë mjete financiare në vlerë prej 536 milionë denarë për ndërtimin dhe rindërtimin e objekteve të reja në fushën e kulturës”, nënvizoi Kovaçevski.
Ai shtoi se harmonizimi me pagën minimale që është bërë në periudhën e kaluar siguron një valorizim adekuat të punës së punëtorëve të kulturës, që premton produksion të lartë dhe mbrojtje të përforcuar të trashëgimisë kulturore.
“Këtu, tha Kovaçevski, dua të përmend se është formuar përbërja e re e Komisionit nacional të UNESKO-s, si dhe Këshill nacional për trashëgimi kulturore, dy fusha të cilat janë veçanërisht të rëndësishme për këtë Qeveri.”
Kryeministri Kovaçevski, në mbledhje tematike për të arriturat e Qeverisë në 100 ditët e fundit, theksoi prioritetin e lartë dhe përkushtimin e anëtarëve të Qeverisë në mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.
“Kanë përfunduar punët përgatitore dhe ka filluar pastrimi i lindanit nga deponia e vogël në “OHIS”. Qeveria i ka kushtuar shumë energji dhe vëmendje zgjidhjes së këtij problemi, i cili paraqiste një kërcënim mjedisor. Ne me vendosmëri dhe përkushtim po zgjidhim dhe eliminojmë problemet e trashëguara mjedisore," theksoi Kovaçevski.
Ai shtoi se janë vënë në funksion dy stacione të reja matëse të cilësisë së ajrit, me çka numri i stacioneve për monitorim është rritur në 21 dhe janë ndarë gjithsej mbi 12 milionë denarë.
Efikasiteti energjetik i objekteve publike është në proces, ndërsa për projektin për instalimin e sistemeve fotovoltaike në objektet publike në territorin e komunës së Çairit janë ndarë nëntë milionë denarë.
“Me qëllim të përmirësimit dhe sigurimit të cilësisë së jetës për qytetarët, është miratuar Ligji i ri për mbikëqyre inspektuese të ambientit jetësor”, tha Kryeministri Kovacevski gjatë prezantimit të zbatimit të masave dhe vendimeve të Qeverisë në 100 ditët e para të mandatit që u realizua në mbledhjen tematike të Qeverisë.