Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski priti ambasadorin e Republikës së Bosnjës dhe Hercegovinës në vendin tonë Dragan Jakimoviq.
Në takim u potencuan raportet tradicionale miqësore mes dy vendeve dhe u diskutua për intensifikimin e lidhjeve, veçanërisht në drejtim të ndërlidhjes së komuniteteve të biznesit, për të cilat dy vendet tashmë kanë marrëveshje bashkëpunimi në ekonomi dhe turizëm.
Kryeministri Kovaçevski dhe ambasadori Jakimoviq theksuan se iniciativa për lehtësimin e udhëtimit ndërmjet dy vendeve duhet të jetë një nxitje për përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike.
Në takim u bisedua edhe për bashkëpunimin rajonal, i cili po bëhet jashtëzakonisht i rëndësishëm në aspektin e mbështetjes reciproke mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë gjatë krizës aktuale ekonomike dhe energjetike.