Kryeministri, Dimitar Kovaçevski, ka dërguar një mesazh urimi me rastin e autoqefalisë së Kishës Ortodokse Maqedonase.
Në vazhdim të kumtesës ju përcjellim të plotë urimin:
„Të nderuar qytetarë
Sot është një ditë e madhe, historike, kur ne nderojmë vëllezërit e shenjtë Kiril dhe Metodi, të marrim autoqefalinë e kishës sonë si të barabartë me të tjerët dhe si njohje të trashëgimisë së saj në madhështinë shpirtërore të Arqipeshkvisë së lashtë të Ohrit dhe si pjesë autentike e identitetit maqedonas. Ne gëzohemi së bashku me të gjithë të krishterët ortodoksë në vendin tonë për lajmet historike me të cilat Kisha Ortodokse Maqedonase – Arqipeshkvia e Ohrit fiton autoqefalinë.
Ky lajm i pritshëm prej shekujsh u bë i ditur sot në shërbesën e përbashkët me Kishën Ortodokse Serbe, ku Patriarku Porfirij tha se vendimi për pranimin e KOM-it si kishë autoqefale do t'i propozohet Patriarkanës Ekumenike me rekomandim që të pranohet nga të gjitha kishat ortodokse.
Gëzuar kjo ditë madhështore për të gjithë besimtarët ortodoksë dhe për të gjithë qytetarët.