Kryeministri Dimitar Kovaçevski, lidhur me propozimin francez, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit tha se ekspertë me përvojë dhe diplomatë nga MPJ bëjnë analiza të propozim dokumenteve në pajtueshmëri me kompetencat e tyre, qasjen në informata, por ne nuk do të komentojmë dhe do nuk do të jetë lëndë e diskutimit normalisht, sepse nuk është ende një propozim i miratuar nga të 26 vendet anëtare të BE-së. Përfshirë Francën.
“Ne ndjekim zhvillimet e ngjarjes në Republikën e Bullgarisë dhe nëse ky propozim miratohet atje dhe kur do të miratohet dhe kur zyrtarisht do të dorëzohet në Republikën e Maqedonisë së Veriut, atëherë do të analizohet detajisht dhe do të shpërndahet me institucionet në vend në përputhje me dispozitat tona në rregullimin ligjorë”, tha Kovaçevski.
Kryeministri lidhur me çështjen e gjuhës maqedonase në negociata, theksoi se gjuha maqedonase duhet të jetë gjuhë e pastër maqedonase në kornizën negociuese.