Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Metodija Dimovski, sot u takua me zëvendësambasadori e Mbretërisë së Holandës, Robert Deker.
Në takim, zëvendësambasadori Deker e shprehu mbështetjen e fuqishme të Mbretërisë së Holandës për proceset intensive reformuese dhe eurointegrues të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me theks në reformat e administratës publike, sundimin e ligjit dhe zgjidhjen e kontestit dypalësh me Republikën e Bullgarisë.
Sekretari i Përgjithshëm, Metodija Dimovski i theksoi hapat e rëndësishëm në reformat e administratës publike dhe optimizmin e saj në përputhje me udhëzimet dhe kriteret evropiane. Ai theksoi se një nga prioritetet themelore është edhe riorganizimi i punës së Sekretariatit të Përgjithshëm në drejtim të sinkronizimit dhe efikasitetit më të mirë të funksionimit të Qeverisë.
Dimovski theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut gjatë shtatëmbëdhjetë viteve të fundit statusin e kandidatit në më shumë fusha e implementoi dhe arriti standard evropian duke nënvizuar se ky proces eurointegrues edhe krahas sfidave, e lëvizin vendin para dhe kontribuon për sensibilizimin e qytetarëve për ballafaqim me korrupsion dhe shkeljen e ligjit.
Në takim bashkërisht u vlerësua si jashtëzakonisht pozitiv praktikën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë për mbështetje dhe bashkëpunim me sektorin civil dhe shfrytëzim maksimal për burimet e tyre në krijimin e politikave.