Rritje e pagave në sektorin publik do të ketë miratim të metodologjisë për rritje të pagave, e cila do të varet si nga rritja e kostos së jetesës, nga rritja e pagës mesatare dhe nga rritja e performancave të punëtorëve. Kështu deklaroi Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, duke u përgjigjur në pyetjen e deputetëve, duke theksuar se dialogu social me LSM-në vazhdon, sepse karakteristikë e kësaj Qeverie është vendimmarrja përmes dialogut, e cila nuk ishte opsion në Qeverinë e udhëhequr nga opozita.
“Në sektorin publik janë të gjithë 132 mijë punëtorë, duke përfshirë edhe ne dhe ata punëtorë i marrin pagat nga punëtorët në sektorin privat. Punonjësit e sektorit privat kur punojnë atëherë fitojnë pagat, paguajnë tatimin mbi të ardhurat personale mbi të ardhurat e tyre, paguajnë sigurimet pensionale dhe invalidore, paguajnë sigurimet shoqërore dhe paguajnë detyrime të tjera ndaj shtetit. Ne që punojmë këtu nuk paguajmë asgjë, na e paguajnë tatimpaguesit, ata janë ata të cilët mbushin Buxhetin nga shuma që i realizojnë si të ardhura, përveç tatimeve që paguajnë kompanitë si tatimin mbi fitimin, fitim të cilin e bëjnë punëtorët në ato kompani”, tha Kovaçevski.
Kryeministri theksoi se dialogu social me LSM-në ka të bëjë me të punësuarit në sektorin publik.
“Punonjësit e sektorit publik duhet të kenë paga më të larta, por dialogu duhet të bëhet për 3 tema, tema e parë është rritja e pagave të punonjësve të sektorit publik, duke përfshirë të gjithë deputetët, ministrat, kryeministrin, institucionet e kështu me radhë. Metodologjia nuk do të merret vetëm për rritjen e pagave, të cilat do të paguhen nga punonjësit në sektorin privat, por duhet të merret parasysh edhe rritja e produktivitetit të punës dhe ofrimi i shërbimeve më të larta për ata që u ofrojnë burime financiare. Që do të thotë se aty bëhet fjalë për vendosjen e një metodologjie që do të duhet të sigurojë rritje të pagave, ashtu siç kemi miratuar një metodologji për rritjen e pagës minimale nga viti në vit”, tha Kovaçevski.
Kryeministri paralajmëroi sjelljen e ligjit për pagat në të cilin do të dihet se cila do të jetë konsistenca dhe struktura e pagave në vend.
Kovaçevski theksoi se ligjet e tilla janë të dhimbshme, shumë nga administrata shtetërore nuk duan t'i pranojnë, sepse në çdo institucion ka të punësuar që kanë paga mbi mesataren, por ka të punësuar edhe në institucionet që kanë paga më të ulëta, paga nën mesatare dhe të cilët kanë një barrë më të madhe nga puna, por për shkak të çështjeve kronologjike historike të pazgjidhura sistematike kjo ka mbetur kështu.
Prandaj po jap detyrë dhe është shpallur publikisht si vendim i Qeverisë, i zëvendëskryetari për Çështje Ekonomike, i Ministrisë së Financave, i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale që të përgatitet një zgjidhje e tillë ligjore dhe dialogu social me LSM-në dhe të bëhet në drejtim të vendosjes së një metodologjie që do të sigurojë paga më të larta në përputhje me kriteret që i përmenda”, tha Kryeministri Kovaçevski.