“Ilindeni është krenaria jonë, udhërrëfyesi ynë. Ilindeni është forca jonë për të ardhmen!”, tha Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në urimin e tij me rastin e festës së madhe të Ilindenit.
“Urime festën e Ilindenit – Ditën e Republikës.
Le ta festojmë në harmoni dhe unitet.
Sot ne nderojmë dy Ilindenë, atë të vitit 1903 dhe 1944, themelet e shtetit maqedonas, gjuhën dhe identitetin maqedonas dhe shprehim mirënjohje të përjetshme për banorët e Ilindenit dhe pjesëtarëve të KAÇKM-së për angazhimin dhe vizionin e tyre për një shtet modern, sovran, të pavarur.
Ilindeni është krenaria jonë, udhërrëfyesi ynë. Ilindeni është forca jonë për të ardhmen!”, thuhet në postimin e Kryeministrit Kovacevski në Facebook.