Delegacion qeveritar vendosi lule të freskëta me rastin e 18 Gushtit – Ditës së Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut

Delegacion i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut i udhëhequr nga zëvendëskryeministri i ngarkuar për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq i shoqëruar nga ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Bashkim Hasani, me rastin e 18 Gushtit- Ditës së Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, vendosën kurora me lule të freskëta në varrezat në Butel, si dhe në varret e gjeneralit Mihailo Apostolski dhe presidentëve të ndjerë të vendit dhe komandantëve suprem të Armatës, Kiro Gligorov dhe Boris Trajkovski.

Në shënimin e 79-vjetorit të themelimit të batalionit ‘Mirçe Acev’, njësia e parë e rregullt ushtarake në Maqedoni në LNÇ, pas çka 18 Gushti u shpall Dita e Armatës, përkujtojmë edhe 30 vjetorin e ekzistimit të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, kujtojmë luftën shekullore të luftëtarëve për liri të cilët me sakrificën e tyre vetëmohuese lanë një gjurmë të fortë në themelet e shtetit.

Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në nivelin më të lartë tregon pjekuri, profesionalizëm dhe përkushtim, çfarë pritet nga pjesëtarët e forcave të armatosura bashkëkohore dhe së bashku me ushtarët e tjerë aleatë të vendeve anëtare të NATO-s, vepron sipas standardeve të Aleancës, merr pjesë në misionet ndërkombëtare të paqes, duke kontribuar në ruajtjen e paqes dhe sigurisë globale.