Me rastin e 8 shtatorit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, organizuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nën moton: “Të bashkuar në Liri” do të mbahen disa aktivitete ceremoniale dhe kulturore në mbarë vendin.
Festimi i ditës kur kremtojmë sovranitetin, pavarësinë dhe pavarësinë e vendit tonë dhe të popullit maqedonas, do të fillojë në ora 08:45. Kryeministri Dimitar Kovaçevski me një delegacion qeveritar të përbërë nga: Artan Grubi, Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Slavjanka Petrovska, ministre e Mbrojtjes, Bekim Sali, ministër i Shëndetësisë si dhe Blagoj Boçvarski, ministër i Transporti dhe Lidhjeve, do të respektojnë dhe do të vendosin lule të freskëta në vendpushimet e përjetshme të ish-presidentëve të vendit, Kiro Gligorov dhe Boris Trajkovski, në vendin e posaçëm për personalitetet te varrezat e qytetit "Butel" në Shkup.
Nga ora 11:00 deri në ora 14:00, në Shkup, në parkun e qytetit “Shkolka”, do të mbahet manifestim që përfshin program për fëmijë, me pjesëmarrjen e Teatrit për fëmijë dhe të rinj, i cili do të luajë Shfaqja e kukullave "Grykësia Meca", e cila do të pasohet me ushtrime demonstruese taktike të njësive të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Nën moton "Të bashkuar në Liri", në organizim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përveç manifestimeve të shumta të përshtatshme për qytetarët, nga ora 11:00 do të jenë të hapura edhe disa institucione kulturore, muze dhe galeri, për vizita, ku hyrja do të jetë e lirë.
Të gjithë qytetarët e interesuar në mbarë Republikën do të kenë mundësi që deri në ora 20:00 të vizitojnë lokalitetet arkeologjike "Stobi" dhe "Herakleia", Muzeu i Ohrit dhe Shtëpinë e Robevcit, muzetë dhe institutet në Prilep, Shtip dhe Strumicë, muzetë e Kumanovë, Krushevë dhe Gjevgjeli, si dhe në Tetovë: Muzeu i Rajonit të Tetovës dhe Galeria e Arteve.
Në Manastir qytetarët do të kenë mundësi për hyrje pa pagesë në Muzeun e alfabetit të gjuhës shqipe, si dhe në Muzeun e Maqedonisë Perëndimore në MIU në Kërçovë.
Në Shkup, do të jenë të hapur për vizita Muzeu Arkeologjik, Muzeu i Shkencave të Natyrës, Muzeu i Luftës së Maqedonisë për Pavarësi, Muzeu i Maqedonisë së Veriut, Muzeu i Artit Bashkëkohor, si dhe Hamami i Daut Pashës dhe Çifte Hamami.
Festa qendrore, nga ana tjetër, fillon në ora 19:30 në pllajën pranë parkut “Ibni Pajko”, ku do të mbajë fjalim edhe Kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Më pas janë planifikuar performanca dhe këngë solo muzikore nga këngëtarë dhe grupe të njohura.
Të dashur qytetarë, urime për ditën e madhe, festën e Pavarësisë - 8 Shtatorin!