Me rastin e festës së madhe shtetërore, Ditës së Pavarësisë - 8 Shtatorit, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski do të mbajë fjalim në festimin qendror solemn, që nën moton: "Të bashkuar në liri" do të mbahet të enjten më 8 shtator në orën 19:30 në parkun "Ibni Pajko".
Linqet për të ndjekur drejtpërdrejt fjalimin e Kryeministrit Kovaçevski:
Gjuha maqedonase: https://youtu.be/61v1UQVTgGI
Gjuha shqipe: https://youtu.be/29aWoMZClJs
Në kuadër të festës janë paraparë performanca dhe këngë solo muzikore nga këngëtarë dhe grupe të njohura, si dhe një spektakël atraktiv nga një dixhej, që do të transmetohet drejtpërdrejt në Radio-Televizionin Nacional, si dhe në kanalet e rrjeteve sociale të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Për festën për qytetarët është organizuar një program i pasur muzikor, ku do të marrin pjesë edhe përfaqësues të korit diplomatik, biznesmenë, përfaqësues të organizatave civile dhe bashkëpunëtorë. Nën moton “Të bashkuar në liri”, festojmë 8 Shtatorin – Ditën e Pavarësisë.
Të dashur qytetarë, urime Ditën e Pavarësisë.