Në përgjigje të pyetjes së deputetëve, Kryeministri Dimitar Kovaçevski theksoi se Qeveria ka një plan për t'u përballur me krizën energjetike dhe tashmë i ka vënë në funksion të gjitha kapacitetet e saj, duke theksuar se dimri që na pret do të jetë shumë i vështirë, gjë që kërkon sjellje të përgjegjshme dhe shpenzim i përgjegjshëm i energjisë elektrike nga të gjitha subjekteve.
“Tani është koha e kursimeve, koha e bollëkut të energjisë elektrike në Evropë ka mbaruar, por kjo është edhe një kohë përgjegjësie. Interesat personale të dikujt nuk mund të jenë mbi interesat shtetërore të qytetarëve”, tha Kovaçevski.
Kryeministri vuri në dukje se plani përfshin: Nën 1 vënien në funksion të të gjitha kapaciteteve prodhuese të shtetit. Nën 2 sigurimi i energjencave për funksionimin normal të tyre. Nën 3 e objekteve ndërkufitare gjatë gjithë periudhës që kemi përpara për shkak të furnizimit me energji elektrike nga jashtë që mungon në sistemin tonë.
“Tashmë jemi duke punuar në zhvillimin e bllokut tre në REK Bitola. Dje kam kërkuar nga menaxhmenti i REK Bitola që të ftojnë mediat që të mund sigurohen se me çfarë teknologjie punon REK Bitola, pasi që në masë të madhe është e ekspozuar për publikun, në mënyrë që ata të shohin përmes mediave dhe qytetarëve se është një teknologji 50-vjeçare e bërë në kohën e Jugosllavisë. Unë shpreha dhe shpreh falënderim të madh për të gjithë punëtorët, për të gjithë teknikët dhe inxhinierët që punojnë në REK Bitola dhe në Osllomej dhe në TEC Negotinë, të cilët me të vërtetë me përpjekje mbinjerëzore dhe përkushtim të madh arrijnë në ato kapacitete të prodhojnë energji elektrike Shpresoj që ta pranojnë lutjen time që mediat dhe qytetarët të shohin vetë se për çfarë teknologjie bëhet fjalë që është 50 vjeçare.
Po ashtu, pas kësaj u vu në funksion TEC Osllomej, i cili nuk punonte për shumë vite, si dhe u lëshua në punë termocentrali i Negotinës. Më konkretisht, kaldaja e parë është vënë në funksion në TEC Negotinë dhe tashmë prodhon energji elektrike me fuqi prej 80 megavat për orë energji dhe po punohet për vënien në funksion të kaldasë së dytë”, tha Kovaçevski.
Kryeministri i bëri thirrje kryetarit të Komisionit për financim dhe buxhet që të mbledhë Komisionin për miratimin e kredisë nga BERZH e cila duhet të sigurojë likuiditetin e EMV-së.
“Mosmiratimi i kësaj huamarrje do të thotë se nuk do të ketë likuiditet në EMV, nëse dikush ka për qëllim të mos ketë likuiditet në EMV në mënyrë që të mos sigurohet energjia elektrike në vend dhe në këtë mënyrë të shkaktohet ndonjë pasojë tjetër përveç furnizimit të rregullt me elektrike duhet të tregojë. Duke pasur parasysh se mendoj se këtu të gjithë punojmë për të mirën e qytetarëve, siç thashë edhe dje, kërkoj dhe theksoj që këto ligje të rëndësishme të miratohen sa më shpejt”, tha Kovaçevski.