REK “Bitola” e dyfishoi prodhimin e rrymës, Blloku 1 është kyçur në rrjet

REK “Bitola” e dyfishoi kapacitetin për prodhim të rrymës pasi që mbrëmë në orën 22:51 Blloku 1 është sinkronizuar me sistemin elektroenergjetik të vendit.

Fabrika sërish është në funksion pas 23 ditëve remont dhe së bashku me Bllokun 2 dërgojnë energji elektrike. Remonti, i cili zakonisht zgjatë 45 ditë e më shumë, ka përfunduar në kohë të shkurtë rekorde, para së gjithash falë të punësuarve në REK “Bitola” dhe angazhimit të ndërmarrjeve kryesisht vendore.
  
Në pajtim me Planin për prodhim dhe në rrethana të pandryshueshme, REK “Bitola” duhet të vazhdojë të punojë me dy blloqe deri në fillim të nëntorit. pasi që të montohet transformatori i ri në Bllokun 3, në remont afatshkurtë duhet të hyjë edhe Blloku 2 me qëllim që të rritet besueshmëria dhe stabiliteti i kapacitetit në jehonën e sezonit ngrohës.

  

SHA EEM për momentin i përmbushë nevojat për rrymë të amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël kryesisht nga prodhimtria e vet vendore.