Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në kuadër të vizitës së tij në Abu Dhabi, u takua me Xhamal Saif Al Xharvan, sekretar i përgjithshëm i Këshillit Ndërkombëtar të Investitorëve të Emirateve të Bashkuara Arabe (UAEIIC).
Këshilli ka një rol të madh në drejtimin dhe informimin e kompanive të Emirateve të Bashkuara Arabe se ku të investojnë kapitalin e tyre.
I njëjti ka një rol të madh për udhëzimin për përcaktimin e aktivitetit të tyre investues.
Në takimin ku morën pjesë ministri i Financave Fatmir Besimi, ministri për Transportit dhe Lidhje, Bllagoj Boçvarski dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski, u prezantuan mundësitë për investime dhe fokus sektorët që kanë potencial për të tërhequr kapital të ri.
Fokusi i investimeve të Këshillit Ndërkombëtar të Investitorëve të Emirateve të Bashkuara Arabe është telekomunikacioni, zhvillimi i pasurive të patundshme, turizmi, burimet e ripërtërishme, infrastruktura, kujdesi shëndetësor, si dhe industria ushqimore.
Kryeministri Kovaçevski theksoi se ajo që është shumë domethënëse në fushën e energjetikës në të ardhmen për Maqedoninë e Veriut, por edhe për vendet e rajonit, është diversifikimi i burimeve të furnizimit me energji dhe për këtë qëllim janë duke u realizuar projekte që do të zvogëlojë varësinë dhe furnizimin me energji nga një burim i vetëm.
U diskutuan mënyrat dhe metodat e shfrytëzimit të të gjitha potencialeve të mundshme për nxitjen dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare, të cilat do të kontribuojnë në rritjen ekonomike.