Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski u dërgoi urim qytetarëve urim me rastin e 23 Tetorit – Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase.
“Në Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase, 23 Tetori, e kujtojmë me krenari guximin dhe këmbënguljen e revolucionarëve maqedonas në luftën për pavarësi dhe shtetësi maqedonase.
Pa revolucionarët maqedonas, progresiviteti i tyre, dëshira e tyre e fortë për liri dhe drejtësi, është e paimagjinueshme vazhdimësia e luftës çlirimtare dhe ideali shekullor i shtetit të pavarur maqedonas.Guximi dhe vendosmëria e tyre, siç theksoi kryeministri, është motivi që ne sot me krenari dhe dinjitet, të bashkuar dhe me ritme të përshpejtuara t’i arrijmë qëllimet shtetërore.
Mësojmë nga historia dhe ecim me forcë dhe guxim drejt të ardhmes.
Gezuar 23 Tetorin, Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase".