Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani realizoi takim lamtumirës me Ambasadorin e Republikës Helene në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Rousos Kunduros.
Osmani shprehu mirënjohjen e tij për angazhimin e parezervë të Ambasadorit Kunduros dhe për kultivimin e lidhjeve miqësore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, si dhe për kontributin e tij në drejtim të thellimit të bashkëpunimit të përgjithshëm bilateral ndërmjet dy vendeve fqinje.
Bashkërisht u theksua rëndësia e Marrëveshjes së Prespës, e cila hap një faqe të re në marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, interesi dhe përkushtimi i të dyja palëve për zbatimin e plotë të saj, gjë që edhe më tej do t’i forcojë lidhjet miqësore dhe të partneritetit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.
Duke i uruar suksese në angazhimin e tij të ardhshëm si në planin profesional ashtu edhe në atë personal, Ministri Osmani i ndau Mirënjohje për angazhimin e veçantë në promovimin e miqësisë, partneritetit dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.