“Studentët kanë gjithmonë të drejtë të shprehin zërin e tyre, qëndrimet e tyre dhe neve që jemi në Qeveri dhe deputetëve na takon t'i dëgjojmë ato qëndrime, t'i diskutojmë me studentët dhe të vijmë në një zgjidhje që do të jetë në dobi të të gjithëve”, tha Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, pas takimit të sotëm me shoqatat e studentëve, ku morën pjesë edhe ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri dhe deputetë të Kuvendit.
Kryeministri Kovaçevski tha se përmes një dialogu konstruktiv me shoqatat e studentëve, Ministrinë e Arsimit dhe deputetët është gjetur zgjidhje e përbashkët lidhur me vaktin studentorë.
“Më vjen mirë që është gjetur një gjuhë e përbashkët, për kënaqësinë e studentëve në raport me vaktin e studentëve. Por është diskutuar edhe për aspekte të tjera të standardit studentor, në radhë të parë në pjesën e infrastrukturës në konviktet e studentëve, ku tashmë jemi marrë vesh me ministrin e Arsimit që edhe në atë pjesë do të bëhen përpjekje maksimale për avancimin e hapësirës në konvikte të caktuara studentore ku nuk është në nivel më të mirë.
Gjithashtu u pajtuam që në konvikte të caktuara studentore tashmë janë bërë punë më të rëndësishme infrastrukturore. Studentët gjithmonë kanë të drejtë të shprehin zërin e tyre, qëndrimet e tyre. Dhe neve që jemi në Qeveri dhe deputetëve na takon t'i dëgjojmë ato qëndrime, t'i diskutojmë me studentët dhe të vijmë në një vendim që do të jetë në favor të të gjithëve.
Ka kaluar koha kur dikush mund të luante me studentët ashtu siç dëshiron, sepse studentët janë ata që janë fëmijët tanë dhe e ardhmja e këtij shteti dhe për të cilën të ardhme marrim vendime për të qenë evropianë dhe për të jetuar në kushte siç jetojnë bashkëmoshatarët e tyre në Gjermani dhe Austri dhe në të gjitha vendet e tjera të BE-së”, tha Kryeministri Kovaçevski.
Sa i përket kushteve në konviktet e studentëve, Kryeministri Kovaçevski theksoi se do të kenë furnizim të pandërprerë të energjisë elektrike dhe ngrohjes.
“Konviktet studentore një pjesë më e madhe, mendoj se të gjithë janë me ngrohje qendrore në qytetin e Shkupit. Ne siguruam ngrohje qendrore në qytetin e Shkupit dhe këtë mund ta konfirmojnë të gjithë qytetarët, tashmë janë blerë edhe sasi të energjisë elektrike deri në fund të këtij muaji. E dini që ne i blejmë me një plan afatshkurtër që është sa më afatshkurtër për shkak të lëvizjes së çmimeve të gazit.
Dhe përderisa ka nevojë për ngrohje shtesë, atëherë gjithsesi që Ministria e Arsimit dhe Shkencës së bashku me Ministrinë e Ekonomisë do të bëjnë njëjtë siç bëmë edhe për industrinë ushqimore, siç bëmë edhe për funksionet e tjera jetike në vend“, tha Kryeministri Kovaçevski.