Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, mbajti fjalim në Sesionin e 43-të të Konferencës Ministrore të Frankofonisë, e cila po mbahet sot në Djerba të Tunizisë.
Para kolegëve të tij nga vendet anëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, Osmani rikonfirmoi se Maqedonia e Veriut e dënon invazionin rus ndaj Ukrainës, i cili paraqet kërcënim për paqen dhe rendin ndërkombëtar, të bazuar në të drejtën ndërkombëtare.
“Maqedonia e Veriut e dënon ashpër shkeljen e demokracisë, aktet e terrorizmit, agresionin dhe të gjitha format e shkeljes së të drejtave të njeriut dhe parimeve të Kartës së Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, si dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara”, theksoi Osmani
Njëherazi, Ministri tha se promovimi i paqes dhe i të drejtave të njeriut janë prioriteti kryesor i vendit, veçanërisht për shkak të faktit se së shpejti do të kryesojë me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.