Kovaçevski - Filipidu: Vazhdojmë të pëforcojmë marrëdhëniet miqësore dhe partneritetin mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, u takua sot me ambasadoren e sapoemëruar të Republikës së Greqisë, Sofija Filipidu.

Kryeministri Kovaçevski i uroi mirëseardhje të ngrohtë ambasadores dhe i uroi realizim të suksesshëm të detyrës, që pritet të thellojë marrëdhëniet dypalëshe, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit ekonomik dhe energjetik.

Në mënyrë reciproke u theksua rëndësia e "Marrëveshjes së Prespës", e cila hapi një faqe të re në marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve, si dhe u theksua interesimi dhe përkushtimi i të dyja palëve për zbatimin e plotë të saj, gjë që do të përforcojë më tej marrëdhëniet miqësore dhe lidhjet e partneritetit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

Në takim u vlerësua bashkërisht se në kushtet e krizës energjetike, të dyja palët kanë interes të veçantë për investime strategjike në energjetikë, duke përfshirë edhe energjinë e gjelbër. Për ruajtjen e lidhjes së suksesshme ekonomike mes dy vendeve, investimi në infrastrukturën rrugore, përkatësisht në Korridorin 10, u cilësua si veçanërisht i rëndësishëm.

Kryeministri shfrytëzoi rastin për t'i shprehur mirënjohje të veçantë ambasadores Filipidu deri te homologut i tij grek, Kryeministri Kirjakos Micotakis, për mbështetjen e madhe që Republika e Greqisë vazhdimisht i jep Republikës së Maqedonisë së Veriut në procesin e saj eurointegrues.

Në takim u konstatua në mënyrë reciproke se ekzistojnë kushte për përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, si në fushën e energjetikës dhe ekonomisë, ashtu edhe në disa fusha të tjera me rëndësi për qytetarët.