Kryeministri Dimitar Kovaçevski në mbledhjen për pyetje të depytetëve në Kuvend theksoi se në kushte të krizës më të madhe energjetike në botë, Qeveria vepron në mënyrë aktive në dy linja, dhe atë me pakon e masave kundër krizës mbi 760 milionë euro, që është pakoja më e madhe e ndihmës shtetërore në rajon, si dhe me investime dhe vende të reja pune.
“Së pari thashë që askush nuk do të mbetet i vetëm dhe vitin e kaluar kemi siguruar dy pako masash kundër krizës për mbrojtjen e kategorive më të r të cenueshme të qytetarëve dhe për mbrojtjen e likuiditetit të kompanive në vlerën mbi 760 milionë euro. Të gjitha masat kundër krizës janë miratuar në kohë të duhur në konsultim me të gjitha palët, odat ekonomike, komunitetin akademik e të tjerë dhe vepruam në afat sa më të shpejtë për realizimin e tyre.
Pakoja e masave kundër krizës prej mbi 760 milionë eurosh u vlerësua si më e madhja nga të gjitha vendet e rajonit dhe atë nga Banka Botërore. Kompanitë i liruam nga pagesa e TVSH-së gjatë importit të gazit natyror dhe energjisë elektrike. Gjithashtu, nga muaji prill subvencionojmë çmimin e energjisë elektrike me 80 për qind të çmimit real të bursës për 600.000 amvisëri dhe 72.000 kompani. Kemi miratuar masa edhe për shkollat edhe për kompanitë që prodhojnë produkte ushqimore bazë, me qëllim që të parandalojmë rritjen e mëtejshme të çmimeve dhe uljen e mëtejshme të çmimeve në kushtet të rritjes së inflacionit. Tanimë kemi ulje të çmimeve të bukës, qumështit, vajit në marketet në vend”, tha Kovaçevski.
Gjithashtu, Kovaçevski theksoi se në kohën e krizës më të madhe energjetike kemi pasur vitin më të mirë deri më tani që nga ekzistenca e ZZHTI-së dhe ky është vërtet një sukses i madh.
“E mbyllëm vitin 2022 me 2.300 vende të reja pune, mbi 430 milionë euro investime të reja, ndërsa tetorin e kaluar tejkaluam kufirin më të lartë të eksportit prej tre miliardë eurosh, që ishte rezultati më i lartë i mëparshëm i arritur në vitin 2021.16.300 bashkëqytetarë tanë punojnë në kompani të zonave industriale në tërë vendin. Eksportet nga zonat në vitin 2022 arritën në 3.7 miliardë euro, që ndër të tjera i detyrohen vendeve të reja të punës.Analizat e para tregojnë se për çdo 1 denar të investuar nga shteti, kompanitë kanë kthyer 4 denarë në buxhet. Kjo do të thotë se kemi investime që sjellin vlerë më të madhe të shtuar si për shtetin ashtu edhe për qytetarët. Unë besoj se vendi mund të përparojë dhe të zhvillohet edhe më shumë dhe jam i lumtur që kompanitë e huaja që investojnë në vendin tonë e shohin një mundësi të tillë. Trendi është që këtu të hapen gjithnjë e më shumë kompani të huaja dhe e patë që vitin e nisëm me një investim të ri prej 40 milionë euro në ZZHTI në Shkup, është mundësi për të hapur vende të reja pune, ka kompania “Magna Mehatronics” filluan përgatitjet për ndërtimin e fabrikës së re në të cilën do të punësohen 600 persona me 40 milionë euro dhe e gjithë kjo ndikon në rritjen e pagës mesatare në vend, e cila për herë të parë në historinë tonë i ka kaluar 33.000 denarë”, tha Kovaçevski.