Delegacione qeveritare-shtetërore, përfaqësues nga institucionet dhe organizatat shtetërore, përfaqësues nga bashkësia ndërkombëtare në vend, sot nderojnë presidentin e ndjerë të vendit, Boris Trajkovski, në kuadër të ceremonive shtetërore për shënimin e 19 vjetorit të aksidentit të aeroplanit, në të cilin humbën jetën ish-presidenti Boris Trajkovski, anëtarët e kabinetit të tij dhe ekuipazhi i aeroplanit.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut është e përkushtuar ndaj politikave progresive që i çojnë qytetarët dhe shtetin para, siç ishte vizioni i presidentit të ndjerë Boris Trajkovski. Aspiratat për një shoqëri të përbashkët, në të cilën qytetarët jetojnë dhe punojnë së bashku, pavarësisht nga përkatësitë e tyre etnike, fetare apo të tjera, në paqe dhe në një shtet të respektuar ndërkombëtarisht, të integruar në familjet demokratike të shteteve dhe popujve, në NATO dhe në Bashkimin Evropian, janë një shembull i një lidershipi të guximshëm dhe të zgjuar të bazuar në vlera. Me besim të sinqertë, ashtu si Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe Qeveria sot, vlera të tilla i përfaqësoi edhe ish-presidenti i vendit, njëri nga nënshkruesit e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe politikani pro-evropian, Trajkovski. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut shpreh respekt dinjitoz për Presidentin e ndjerë Boris Trajkovski.
Sot vendosen lule në disa lokacione dhe shprehet respekt për Presidentin e ndjerë të vendit: në vendprehjen e tij të përjetshme në Alenë e të mëdhenjve në Varrezat e qytetit në Butel Shkup, para përmendores në vendlindjen e tij, Strumicë, në vendin e rrëzimit të avionit në Rotimlje, afër Mostarit, Bosnje dhe Hercegovinë.
Në prehjen e përjetshme të presidentit të ndjerë Trajkovski, delegacion qeveritar në përbërje të të cilit ishin Slavica Gërkovska, zëvendëskryeministre për Politika të Qeverisjes së Mirë, Risto Penov, ministër i Vetëqeverisjes Lokale dhe Bekim Rexhepi, zëvendësministër për Transport dhe Lidhje.
Lule vendosën dhe homazhe fillimisht nga bashkëshortja e presidentit të ndjerë Boris Trajkovski, Vilma Trajkovska, e më pas nga një delegacion nga Kabineti i Presidentit të Maqedonisë së Veriut, i kryesuar nga presidenti Stevo Pendarovski, delegacion i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut i kryesuar nga nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski dhe i përbërë nga deputetë të shumicës qeveritare dhe opozitës në Kuvend. Po ashtu në vendprehjen e përjetshme të presidentit Trajkovski në Butel, u vendosën lule dhe u bënë homazhe nga një delegacion i Armatës së Maqedonisë së Veriut i kryesuar nga gjeneralmajori Azim Nuredin, zëvendës shef i Shtatmadhorisë; një delegacion nga Lidhja e Luftëtarëve të LAÇKM-së, i udhëhequr nga nënkryetari i Lidhjes, Naum Burevski; përfaqësues nga fondacioni "Boris Trajkovski"; shumë përfaqësues nga trupi diplomatik në vend, si dhe përfaqësues të partive politike parlamentare në vend.
Një Delegacion qeveritar i bëri homazhe presidentit të vdekur Boris Trajkovski edhe në Strumicë. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovana Trençevska dhe Borçe Haxhiev, drejtor i Byrosë për furnizime publike, vendosën lule te monumenti i ish-presidentit Trajkovski në vendlindjen e tij.
Në Rotimle do të ketë edhe një ceremoni shtetërore, në organizim të institucioneve nga Bosnja e Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut, ku do të vendosin lule dhe do të nderojnë: delegacioni i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, i kryesuar nga Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, si dhe Ekrem Ebibi, ambasador i Maqedonisë së Veriut në Bosnja e Hercegovinë dhe përfaqësues nga Ambasada dhe përfaqësues nga Kabineti i Presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Në Rotimle do të ketë edhe një ceremoni shtetërore, në organizim të institucioneve nga Bosnja e Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut, ku do të vendosin lule dhe do të nderojnë: delegacioni i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, i kryesuar nga Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, si dhe Ekrem Ebibi, ambasador i Maqedonisë së Veriut në Bosnja e Hercegovinë dhe përfaqësues nga Ambasada dhe përfaqësues nga Kabineti i Presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.Si çdo vit, gjatë shënimit të përvjetorit të ngjarjes tragjike në Rotimle, e cila ndodhi më 26 shkurt të vitit 2004, një delegacion i Bosnja e Hercegovinës, këtë vit, i kryesuar nga Nenad Neshiq, Ministër i Sigurisë së Bosnja e Hercegovinës, do të bëjë homazhe dhe do të vendosë lule, si dhe një delegacion nga qyteti i Mostarit.