Kovaçevski nga Kuvendi: Hapat që po i bëjmë janë në funksion të perspektivës së qytetarëve dhe shtetit

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, mbajti fjalim në mbledhjen e sotme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut pas propozimit për emërimin e zëvendësministrave të rinj.

Kryeministri Kovaçevski tha se të gjithë hapat që ai dhe Qeveria po i ndërmerr janë dhe do të jenë në funksion të përparimit të shtetit dhe të ardhmes së mirë të qytetarëve dhe apeloi për marrjen e ndërgjegjshme të vendimeve të pjekura në Kuvend, në drejtim të të perspektivave evropiane.

 Më poshtë fjalimi integral i kryeministrit Dimitar Kovaçevski në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut:

“Me propozimin që e kam dorëzuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për emërimin e zëvendësministrave në Qeveri, do të përfundojë rindërtimi i Qeverisë, e cila do të vazhdojë të zbatojë reforma në interes të qytetarëve, rrugën e vendosur evropiane, edhe më efikase.

 Faleminderit shumicës progresive parlamentare për mbështetjen, e cila konfirmoi se në këtë përbërje të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut - ekziston një kapacitet me shumicë me shumicë progresive, me potencial që një shumicë e tillë të rritet.

Nëse i jepet mundësi ndërgjegjes, besoj se kjo përbërje parlamentare ka një kapacitet edhe më të madh progresiv, me të cilin së bashku mund të sigurojmë perspektiva evropiane, që nënkupton zhvillimin ekonomik të shtetit dhe standardin e jetesës së qytetarëve.

 Debatet parlamentare janë pasqyrim i kapaciteteve demokratike të një vendi, por ato janë të dobishme sidomos kur vendi i origjinës ka shanset për përparim. Përpara nesh janë shanset për përparim, që do të thotë një pikë kthese për zhvillimin e mëtejshëm të vendit dhe për cilësinë e jetës së qytetarëve - në shtëpi.
 
Prandaj, ky debat shumëditor është një mundësi e mirë që qytetarët ta shohin, por edhe të gjithë të vënë në ryshqyrtim – se çfarë përfaqëson.

 A përfaqëson stabilitetin e shtetit, sigurinë në ekonomi dhe në standardin e jetesës së qytetarëve, sigurinë - apo, paqëndrueshmërinë e vendit, paparashikueshmërinë, çrregullimin?!
 
Standardet evropiane - apo paligjshmëri?!

Një shtet i izoluar ndërkombëtarisht - apo një Republikë e integruar evropiane e Maqedonisë së Veriut?!

 Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e cila është duke ecur në mënyrë të qëndrueshme në rrugën evropiane, drejt qëllimit përfundimtar, anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian - gjë që është e mundur të ndodhë deri në vitin 2030, mund të ketë:

- paga dhe pensione edhe më të larta të qytetarëve;

 - edhe më shumë investitorë nga Evropa dhe SHBA, me të cilët po krijojmë Qendrën e Energjisë së Gjelbër të Evropës nga Maqedonia e Veriut;

 - edhe më shumë vende të reja pune;

 - institucionet që punojnë sipas rregullave evropiane;

 -rendi dhe në të cilin nuk ka të paprekshme;

 - Partnerët evropianë dhe solidariteti i përbashkët në përballjen me të gjitha sfidat.

Në Maqedoni të Veriut të përcaktuar në rrugën evropiane, Qeveria pro-evropiane e Republikës së Maqedonisë së Veriut tashmë po punon për të gjitha këto.

Por ka ardhur momenti kur të gjitha institucionet në vend duhet të tregojnë orientimin e tyre pro-evropian dhe në plan të parë është ky Parlament.

Dhe prandaj them se ky debat maratonë, në të cilin u shndërrua zgjedhja e ministrave dhe zëvendësministrave të rinj në Qeveri, është një shans i madh që ta shohin qytetarët dhe të mendojë kushdo që nuk përfaqëson vlerat dhe përfitimet evropiane. : pse janë kundër pagave dhe pensioneve më të larta, më shumë investime, parashikueshmëri në prodhimin e ushqimit dhe energjisë, vende të reja pune?!

Pse i pengojnë institucionet që punojnë sipas rregullave europiane, me rend e rregull, për luftë efektive kundër krimit e korrupsionit dhe për të shtypur çdo nepotizëm?!

Pse do të vini në dyshim partneritetin evropian dhe perspektivat evropiane të vendit?!
 
Për interesat e kujt – të tyre, apo të politikanëve që duan të shpëtojnë karrierën e tyre politike?! Ose politikanëve të paguar nga shtetet e treta që po provokojnë një luftë të re botërore, në të cilën po vriten të rinj të pafajshëm në një pjesë të botës, pikërisht këtu afër nesh, në kontinentin evropian dhe po vuan një popull i vendosur në mënyrë demokratike.
 
Nëse dikush dëshiron të frenojë zhvillimin e vendit në rrugën evropiane, duke qenë se është bërë e qartë se gjuha maqedonase njihet njëlloj në Bashkimin Evropian, e bashkë me të edhe identiteti maqedonas - atëherë le ti përgjigjet së pari vetes , dhe më pas qytetarëve - çfarë të ardhmeje të vendit përfaqëson.
 
Sepse, në anën tjetër të vlerave evropiane janë - regjimi, konflikti, krimi dhe korrupsioni, të cilat mund të lulëzojnë dhe të gjithë e kemi ndjerë që nga viti 2006 deri në vitin 2016 - vetëm në një vend të izoluar!

 Në një shtet demokratik gjithçka dihet dhe institucionet veprojnë. Dhe këtë e shohim çdo ditë.

 E pata të nevojshme t'i vë në dukje këto aspekte, sepse, pas zgjedhjes së zëvendësministrave, do të kompletohet përbërja krejtësisht e re e Qeverisë, por para të gjithëve do të hapet një detyrim serioz - të marrim vendime të pjekura që do të sigurojnë perspektivat, të Republikës së Maqedonisë së Veriut, qytetarëve, fëmijëve tanë.

Po konsolidojmë stabilitetin politik dhe po hapim rrugën për rritjen e efikasitetit të Kuvendit dhe institucioneve, në drejtim të realizimit pa probleme të synimeve kyçe strategjike.

Por Bashkimi për Evropën dhe grumbullimi i shumicës pro-evropiane në Parlament është i domosdoshëm në emër të reformave të mëtejshme dhe të ardhmes evropiane të qytetarëve dhe shtetit.

Qytetarët i kanë dhënë këtij Parlamenti një mandat të saktë për një cilësi evropiane të jetës në shtëpi dhe integrimin në Bashkimin Evropian.

Kështu u formua Qeveria pro-evropiane dhe kështu punojmë, sipas kursit europian të shtetit.

Në rrugën e zhvillimit, megjithatë, apeloj, është e nevojshme që Parlamenti të jetë kritik, por jo pengesë për reformat. Të përfaqësojë standardet strategjike të vendit, jo planet strategjike për qëllime personale apo të tjera, të huaja.

Rritjen më të lartë të pagës minimale e kemi bërë në histori, ajo ka arritur në 20.200 denarë me rritjen e fundit që pason paga mesatare, prej 34.000 denarë - dhe do të jetë edhe më e lartë.

Ne kemi bërë një rritje historike të lartë dhe sistematike, të qëndrueshme të pensioneve - do të arrijë në 16 për qind në një vit kalendarik - dhe do të jetë më e lartë.
 
Rritëm prodhimin vendas të energjisë elektrike me 40 për qind. Në vetëm një vit janë instaluar kapacitete të reja prej më shumë se 150 megavat të burimeve të rinovueshme të energjisë, që nuk është vetëm një transformim energjetik, por një revolucion energjetik – dhe pasojnë investime të reja.

Gjithashtu kemi një shumë rekord të investimeve të huaja direkte, në vlerën 430 milionë euro, në zonat zhvillimore teknologjiko-industriale, në të cilat janë hapur 2300 vende të reja pune, me paga më të larta se mesatarja shtetërore. Kemi paguar një ndihmë rekord shtetëror në vlerë prej 23 milionë euro për 410 kompani që punësojnë mbi 27 mijë punonjës. Dhe kompani të reja po hapen.

Janë realizuar 90 për qind e investimeve kapitale të planifikuara, që është përqindja më e lartë e realizuar në 10 vitet e kaluara, me vlerën më të lartë historike prej 465 milionë euro gjatë një viti.

Paratë shkojnë për nevojat e qytetarëve, për shkolla, kopshte, spitale, rrugë. Dhe jo në pallate të bardha, shelgje, ndërtesa stiropori, në objekte bujqësore inekzistente, me investitorë të kontraverz.
 
Më në fund, pas 17 vitesh nga marrja e statusit kandidat, ne hapëm negociatat me Bashkimin Evropian.

Ne i zhvillojmë negociatat në gjuhën maqedonase. Siç i takon, gjuha maqedonase është e barabartë në Bashkimin Evropian, gjë që vërtetohet edhe nga marrëveshja tashmë e nënshkruar me FRONTEX.

Prandaj, para nesh është një periudhë jashtëzakonisht e rëndësishme që kërkon sjellje të përgjegjshme dhe vendime racionale.

 Theksoj se të gjithë hapat që po hedhim dhe do të bëjmë si Qeveri e përgjegjshme, janë dhe do të jenë në funksion të progresit të vendit dhe të ardhmes së mirë të qytetarëve.

 Dikur u flijuan jetë për përparimin e këtij vendi tonë.

Sot duhet të merren vendime për progresin.

Prandaj, askush nuk ka të drejtë për kalkulime dhe pazare.

Ne do të marrim vendime transparente, të guximshme dhe të mençura, sepse nuk ka nder më të madh se mbrojtja dhe arritja e vlerave!

Ne, duke marrë vendime të guximshme dhe dinjitoze, kemi treguar nderin tonë ndaj gjithë botës duke u anëtarësuar në NATO dhe me një vend që pas 30 vitesh pavarësi dhe pas një sërë tranzicionesh, është një vend që kryeson OSBE-në, që është një vend anëtare e NATO-s, e cila po negocion me BE-në. Vendi ynë është depozitues i marrëveshjeve që janë nënshkruar mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, nga procesi i Berlinit.

Nëse kërkon një rritje të shumicës - atëherë do të flasim me të gjithë. Qeveria është e hapur për bashkëpunim në të ardhmen me të gjithë ata që janë të gatshëm të veprojnë me ndërgjegje dhe të mbështesin reformat, politikat ekonomike dhe agjendën evropiane, në të mirë të qytetarëve dhe shtetit.
 Të nderuar deputetë,

 Unë kërkoj mbështetje, për t'u zgjedhur:

 Tiron Jajaga, për zëvendës të ministrit i cili udhëheq me  Ministrinë e Mbrojtjes;

 Viktorija Avramovska-Madiq,  për zëvendës ministre në Ministrinë e Drejtësisë;

 Vjollca Berisha, zëvendës ministre në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomizimit të Ujërave;

Maja Manoleva, për zëvendës të ministrit në Ministrinë e Shëndetësisë dhe

Agim Nuhiu, për zëvendës të ministrit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës”, tha kryeministri Kovaçevski në fjalimin e tij para deputetëve.
 

Ndërkaq, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme parlamentare, me propozim të kryeministrit Kovaçevski, me shumicë votash shkarkoi: Bashkim Hasanin nga pozita e zëvendës tw ministrit nw Ministrinë Mbrojtja, Abdulshuqur Abedini, nga pozita e zëvendës  tw ministrit përgjegjës nw  Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave dhe Lulzim Aliu nga posti i zëvendës tw ministrit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, pas dorëheqjeve të zëvendësministrave. : për drejtësi Agim Nuhiu dhe për shëndetësi Vladimir Rendevski.