Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, u takua me një delegacion nga Knesseti i Shtetit të Izraelit në përbërje: Hamad Amar, kryetar i Grupit Parlamentar për miqësi dhe bashkëpunim ndërmjet shtetit të Izraelit dhe Republikës të Maqedonisë së Veriut, Tsega Melaku, anëtare e Grupit Parlamentar dhe Dor Kaidar, koordinator për bashkëpunim ndërkombëtar në Knesset, të shoqëruar nga ambasadorja e Izraelit në vend, Simona Frankel.
Në takim u konstatua se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Izraeli kanë marrëdhënie të ngushta miqësore, të bazuara në mirëkuptim të ndërsjellë, ku u shpreh vendosmëria për përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale në disa fusha, përfshirë sektorin e IT dhe sigurisë, ekonominë, turizëm, bujqësi.
Përfaqësuesit nga Knesseti i shtetit të Izraelit përshëndetën politikat e dialogut dhe mirëkuptimit, përmes të cilave Republika e Maqedonisë së Veriut ndërton një shoqëri për të gjithë qytetarët në vend dhe zhvillon marrëdhëniet me fqinjët e saj në rajon, e cila shërben për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Evropë dhe në botë.
“Përveç prioriteteve strategjike të politikës sonë të jashtme, anëtarësimit në NATO dhe BE, Qeveria ka interes për intensifikimin dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Lindjes së Mesme në të gjitha fushat e përfitimit të ndërsjellë”, tha Kryeministri Kovaçevski.
Në takim u theksua se Maqedonia e Veriut, si vend anëtar i NATO-s dhe pjesëmarrës aktiv në koalicionin ndërkombëtar, i cili dënon ashpër agresionin ushtarak rus kundër Ukrainës, si dhe vendeve të tjera të rajonit dhe më gjerë, është e ekspozuar ndaj sulme të ndryshme hibride dhe kibernetike, të cilat pikasin bashkëpunimin dhe shkëmbimin e ekspertizës me vendet e huaja, përfshirë Izraelin në fushën e sigurisë kibernetike dhe rezistencës.
Në këtë drejtim, është vlerësuar se marrëveshja dypalëshe ndërmjet qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Izraelit për komunikimet elektronike dhe shërbimet postare, e nënshkruar në shkurt të këtij viti, ofron një bazë solide ligjore për zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve në fusha të ndryshme nga interesi i përbashkët.
Në takim bashkërisht dënuan gjitha format e terrorizmit, ku Kryeministri Kovaçevski tha se për të gjitha çështjet e sigurisë në Evropë, Lindjen e Mesme dhe rajonin e Gjirit Persik, Maqedonia e Veriut është në linjë me qëndrimin e BE-së dhe koordinon politikat e saj brenda BE-së dhe me partnerët në NATO, veçanërisht me SHBA-në, dhe se në këtë drejtim vendi ynë mbështet një zgjidhje të përhershme për Lindjen e Mesme që do të sigurojë paqen dhe sigurinë e përhershme për Izraelin.
"Ne dënojmë fuqishëm të gjitha format e antisemitizmit, mohimin e Holokaustit dhe interpretimet e shtrembëruara të lidhura me to," tha Кryeministri Kovacevski.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, siç shtoi Кryeministri Kovaçevski, i kushton rëndësi të madhe komunitetit hebre në vendin tonë, i cili është shumë i respektuar - dhe në periudhën e ardhshme, në kuadër të debatit të parashikuar për amendamentet kushtetuese,Кkryeministri Kovaçevski do të propozojë përfshirjen e hebrenjve në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila shpreson se do të pranohet gjerësisht nga të gjitha subjektet politike në vend.
Kryeministri Kovaçevski njoftoi se këtë vit nën kujdesin e Qeverisë po mbahen disa manifestime për të përkujtuar 80 vjet nga 11 dhe 12 marsi i tmerrshëm i vitit 1943, kur 7144 hebrenj nga vendi u deportuan në kampin e vdekjes në Treblinka.
Bashkërisht u konstatua se kujtimi dhe mësimi nga e kaluara është i rëndësishëm për të ardhmen e çdo vendi dhe në atë drejtim është i rëndësishëm edhe në marrëdhëniet e mira ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shtetit të Izraelit.