Shpalle publike nr. 03/2023 për emërimin e kryetarit dhe 3 (tre) anëtarëve të Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit dhe Shërbime të Menaxhimit me Mbeturina Komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Institucion: 
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut
Рок на пријавување: 
08.04.2023

Në bazë të nenit 17, nenit 18 paragrafi 1 dhe paragrafi 2, nenit 20 paragrafi 1 të Ligjit për Energjetikë  (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 96/2018 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 96/19 dhe 236/22), Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut publikon

SHPALLJE PUBLIKE nr. 03/2023
për emërimin e kryetarit dhe 3 (tre) anëtarëve të Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit dhe Shërbime të Menaxhimit me Mbeturina Komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut

1. Me propozim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të emërojë kryetarë dhe tre anëtarë të Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe  Shërbime të Ujit dhe Shërbimet e Menaxhimit të Mbeturinave Komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke marrë parasysh përfaqësimin e duhur dhe të drejtë të pjesëtarëve të të gjitha komuniteteve.

2. Një anëtar i Komisionit Rregullator për Energjetikë është profesionist për çështje juridike në fushën e energjetikës, një anëtar është profesionist në çështjet ekonomike në fushën e energjetikës dhe/ose shërbime të ujit, një anëtar është profesionist në çështjet teknike në fushën e shërbimeve të ujit dhe anëtarët e tjerë janë profesionist për çështje teknike në fushën e energjetikës.

3. Mandati i secilit anëtar dhe kryetarit të Komisionit Rregullator për Energjetikë është pesë vjet dhe asnjë anëtar nuk mund të jetë në atë funksion më shumë se dy mandate radhazi. 

4. Funksioni i anëtarit të Komisionit Rregullator të Energjisë kryhet në mënyrë profesionale dhe është i papajtueshëm me kryerjen e funksionit tjetër, funksioni në parti politike ose në vendin e punës. Nëse anëtari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, para emërimit ka qenë në marrëdhënie pune, marrëdhënia e punës lihet pezull.

 5. Kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës paraqet dhe  përfaqëson Komisionin Rregullator të Energjetikës në vend dhe jashtë vendit dhe ka të drejta, detyrime dhe kompetenca të tjera të përcaktuara me statut.

6. Për kryetar dhe anëtar të Komisionit Rregullator për Energjetikë mund të emërohet shtetasi i Republikës së Maqedonisë së Veriut i cili i plotëson këto kushte:
     1) të ketë fituar së paku 240 kredi sipas SETK ose shkallën VII/1 të përfunduar në fushën e elektroteknikës, makinerisë, shkencave teknologjike, ndërtimtarisë, ekonomisë ose juridikut;
     2) në 15 vitet e fundit përpara emërimit, të ketë së paku dhjetë vjet përvojë pune në energjetikës, përkatësisht në ofrimin e shërbimeve të ujit;
     3) së paku dy vjet para emërimit për anëtar të Komisionit Rregullator për Energjetikë, të mos ketë qenë anëtar i organit të menaxhimit ose organit mbikëqyrës të shoqërisë që ka kryer veprimtari energjetike, gjegjësisht veprimtari lidhur me shërbimet e ujit dhe 
     4) në momentin e emërimit, me aktgjykim fuqiplotë nuk i është shqiptuar dënim ose sanksion kundërvajtës ndalesë për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës.

7. Me fletëparaqitjen kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin në vijim: 
      1)  biografi të shkurtër; 
      2) certifikatën e shtetësisë; 
      3) diplomë për arsim të lartë të përfunduar me të paktën 240 kredi të fituara sipas SETK ose shkallën VII/1 të përfunduar në fushën e elektroteknikës, makinerisë, shkencave teknologjike, ndërtimtarisë, ekonomisë ose juridikut; 
     4) dëshmi se në 15 vitet e fundit para emërimit ka së paku dhjetë vjet përvojë pune në energjetikë, përkatësisht në sigurimin e shërbimeve të ujit dhe
     5) vërtetimin se së paku dy vjet para emërimit për anëtar të Komisionit Rregullator për Energjetikë, nuk ka qenë anëtar i organit menaxhues apo organit mbikëqyrës i shoqërisë që ka kryer veprimtari energjetike, gjegjësisht aktivitete lidhur me shërbimet e ujit dhe
     6) dëshmi se në momentin e emërimit nuk është dënuar me aktgjykim fuqiplotë  ose me sanksion kundërvajtës ndalesë për kryerjen  e profesionit, veprimtarisë apo detyrës.

8. Dokumentet nga pika 7 duhet të dorëzohen në origjinal ose në kopje të vërtetuar në noter dhe të dorëzohen në Arkivin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ose me postë në adresën: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Blvd “Ilinden” nr.2, 1000 Shkup me shënim: “Për shpallje publike për emërimin e Kryetarit dhe tre anëtarëve të Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujërave dhe Shërbime për Menaxhimin e Mbeturinave Komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut”

9. Paga neto e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Rregullator për Energjetikë nuk mund të jetë më e madhe se shuma e pesë pagave mesatare mujore neto të paguara në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitin paraprak, sipas të dhënave të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikës.
       
10. Afati për regjistrimin e kandidatëve të interesuar është 15 ditë, duke llogaritur nga dita e publikimit të njoftimit në shtypin ditor. 
       
11. Shpallja do të publikohet edhe në ueb faqen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. 
       
12. Fletëparaqitja e paplotësuar dhe e pakompletuar si dhe dokumentacioni jo i plotë  dhe dokumentacioni  i dorëzuar pas afatit të aplikimit nuk do të merren parasysh.