Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, me letër drejtuar Imzot Dr. Kiro Stojanov, Ipeshkvij të Shkupit dhe të Strumicës - Dioqeza e Shkupit dërgoi urime klerikëve dhe besimtarëve të Kishës Katolike që e festojnë sot festën më të madhe krishterë Pashkët.
“Uroj shëndet, paqe, mirëkuptim dhe mirëqenie personale dhe kolektive për të gjithë ju.
Festat e mëdha gjithmonë sjellin forcë të madhe shpirtërore.
Edhe kjo festë, e cila feston fitoren e jetës mbi vdekjen, le të ripërtërij besimin e të gjithëve duke bërë veprat e guximshme, të bazuara në dashuri dhe mirëkuptim të ndërsjelle, që janë rrugët e të mirës së përbashkët.
Uroj që festën e Ringjalljes së Krishtit që ta kaloni në mesin e më të dashurve tuaj, në gëzim dhe paqe”, ka shkruar kryeministri Kovaçevski në letrën drejtuar peshkopit Stojanov.