Kovaçevski në liturgjinë e mëngjesit të ringjalljes: Të ndërtojmë së bashku një të ardhme të begatë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në mëngjes mori pjesë në Liturgjinë e Ringjalljes në Katedralen “"Shën Klementi i Ohrit"  në Shkup, me të cilin, tradicionalisht për Pashkë, mban liturgji kreu i Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit, Kryepeshkopi i Ohrit dhe Maqedonisë, z.z Stefan.

Në liturgji, së bashku me Kryeministrin Kovaçevski,  morën pjesë ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov dhe drejtori i Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze, Darian Sotirovski.

Kryeministri Kovaçevski, pas përfundimit të liturgjisë, bashkëbisedoi me qytetarët e pranishëm në Katedrale, duke i uruar shëndet, paqe dhe gëzim, si dhe kreut të KOM-KO, z.z Stefan ia ka uruar personalisht Ngjalljen e Krishtit - Pashkët, klerikëve dhe murgjve të KOM-KO, si dhe të gjithë qytetarëve që festojnë Pashkët, duke theksuar rëndësinë e ndërtimit të përbashkët të një të ardhmeje premtuese.

Kryeministri Kovaçevski, së bashku me ministrin Penov dhe drejtorin Sotirovski, pati një takim të shkurtër festiv me kreun e KOM-KO, z.z  Stefan, në të cilën u riafirmua qëndrimi i përbashkët për nevojën e bashkimit në përpjekjet e prosperitetit.

 


Deklarata e Kryeministrit Kovaçevski

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në mëngjes mori pjesë në Liturgjinë e Ringjalljes në Katedralen “"Shën Klementi i Ohrit"  në Shkup.

Më poshtë deklarata e plotë e Kryeministrit Kovaçevski:

“Së pari dua t'ju falënderoj në këtë festë të madhe të krishterë, në emrin tim dhe në emër të Qeverisë, t'ju uroj të gjithë qytetarëve tanë, të gjithë besimtarëve ortodoksë, Gëzuar Pashkët.

Krishti u ringjall!

Kjo është një festë e madhe dhe dua t'u uroj të gjithëve paqe, qetësi, mbi të gjitha shëndet dhe përparim në planin personal dhe profesional.

Gjatë shekujve, ne maqedonasit ortodoksë dhe të gjithë ata që jetojmë në këto treva kemi treguar se kur jemi unikë, atëherë mund të përparojmë, atëherë mund të zhvillohemi, për të lënë një trashëgimi gjithmonë më të mirë për brezat tanë të ardhshëm.

Këtu jemi në kishën katedrale të KOM-it, jemi trashëgimtarë të veprës së Kirilit dhe Metodit dhe të Shën Klementit dhe Shën Naumit dhe të gjithë iluministëve dhe shenjtorëve tanë dhe do t'u thosha të gjithë qytetarëve tanë që të jemi unikë, të t'i tejkalojmë dallimet që kemi mes nesh, ata që kanë pasur keqkuptime mes tyre në të kaluarën duhet t'i tejkalojnë dhe së bashku të ndërmarrim hapa të rinj për një prosperitet, të suksesshëm dhe të lumtur për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Edhe një herë dua t'ju uroj të gjithë besimtarëve tanë ortodoksë, mediave dhe të gjithë qytetarëve Gëzuar Pashkët. Krishti u ringjall!