Kovaçevski: I shfrytëzojmë fondet evropiane në mënyrë strategjike dhe planifikojmë të krijojmë një ekonomi konkurruese dhe tranzicion energjetik të vendit

Maqedonia e Veriut harmonizohet me vlerat e familjes evropiane, me politikat e BE-së, aspektet e sigurisë dhe zhvillimin ekonomik, theksoi Kryetari i Qeverisë Dimitar Kovaçevski në ligjëratën e sotme në akademinë prestigjioze diplomatike në Vjenë.

Kovaçevski potencoi se me strategji të qarta Qeveria menaxhon me fondet evropiane, ndërsa konfirmim për këtë, siç theksoi, është që Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja në periudhën e vitit 2017-2022 ka lidhur 2.363 kontrata me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian, pjesërisht me bashkëfinancim nacional.

“Ne jemi e vetmja Qeveri deri më tani kemi planifikuar fondet dhe i shfrytëzojmë plotësisht paratë e programit IPARD”, tha Kryeministri.

Qeveria, theksoi ai, duke ndjekur politikat e BE-së, miratoi Strategjinë e re për Zhvillimin e Energjisë deri në vitin 2040, e cila është plotësisht e bazuar në Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane dhe tashmë është duke u zbatuar në Maqedoninë e Veriut.

“Prioriteti ynë është tranzicioni energjetik dhe pavarësia energjetike. Në kushtet e krizës arritëm të kontribuojmë në rritjen e interesit për investime në burimet e ripërtërishme të energjisë. Në pak më shumë se një vit, që nga 31 marsi i vitit 2023 - janë instaluar mbi 191 MW kapacitet total nga burimet e ripërtërishme.

Për pesëmbëdhjetë muaj, Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit ka lëshuar licenca për 400 termocentrale për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtërishme.

Me këtë mund të plotësohen nevojat e amvisërive me konsum mesatar prej dhjetë qyteteve në vend, gjegjësisht 76.000 amvisëri maqedonase”, tha Kovaçevski.

Kryeministri theksoi se Maqedonia e Veriut në sektorin e energjetikës udhëheq në rajon. Me zhvillimin energjetik dhe ekonomik të vendit, Qeveria nuk u ndal as gjatë krizës.

Kovaçevskli shtoi se prioritet i Qeverisë është tranzicioni energjetik dhe pavarësia energjetike.

Me atë që Maqedonia e Veriut është lider rajonal në tranzicionin energjetik, ajo ka një potencial të madh për t'u bërë një qendër e energjisë së gjelbër.