Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i ngarkuar për politika të qeverisjes së mirë, Arben Fetai, ka pritur sot në një vizitë kurtuazie Ambasadorin e Republikës së Kosovës, Shkëlqesinë e Tij Florian Qehaja, shoqëruar nga Konsulli, Xhevat Podvorica.
Në takim, ndër të tjera, u ra dakord për thellimin e bashkëpunimit tashmë të shkëlqyer midis dy vendeve dhe shkëmbimit të përvojave ndërmjet dy qeverive, e veçanërisht bashkëpunimin ndërmjet Kabinetit të Zëvendës Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për politikat e qeverisjes së mirë dhe Zyrës për Qeverisje të Mirë pranë Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës.