“Sot kemi një takim jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe konstruktiv miqësor me Sekretarin Shtetëror Antoni Blinken dhe bashkëpunëtorët e tij të parë, në të cilin me të vërtetë u riafirmuan dhe u theksuan të gjitha ato synime kryesore strategjike që shteti ka, ndërsa në realizimin e të cilave kemi pasur gjithmonë ndihmën e SHBA-ve.
U theksua shumë qartë mbështetja e SHBA-ve për integrimin e vendit tonë në BE”, deklaroi Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në intervistën për Zërin e Amerikës, duke vlerësuar mesazhet nga takimet me përfaqësues të lartë të Departamentit të Shtetit, gjatë vizitës së tij të punës në SHBA.
Kryeministri Kovaçevski theksoi se gjatë takimeve u theksua roli i vendit tonë si anëtar jashtëzakonisht i rëndësishëe i Aleancës së NATO-s, me vlerësimin se jemi shumë aktiv me pjesëmarrjen tonë dhe rolin tonë si kryesues të OSBE-së në vitin që është më i vështiri që nga Lufta e Dytë Botërore dhe fakti që proceset po zhvillohen në atë mënyrë në të cilën vendet anëtare të OSBE-së presin nga ne si kryesues.
“Biseduam gjithashtu edhe për projektet e përbashkëta që kemi me partnerët tanë strategjikë, këtu e kam fjalën në radhë të parë për SHBA-të, por edhe për Gjermaninë dhe Francën dhe anëtarët e tjerë të BE-së, në pjesën e pavarësisë energjetike dhe ofrimit të furnizimit të pandërprerë me energjencë të shtetit, si gjatë vitit të kaluar kur me të vërtetë patëm ndihmë nga SHBA-të, ashtu edhe në ndërtimin e projekteve të mëdha infrastrukturore të ardhshme në fushën e energjetikës.
Fillimisht, e kam fjalën për gazsjellësin që do të shkojë nga terminali LNG nga Greqia përmes Evzonit dhe Bogorodicës në Negotinë. Gjithashtu diskutuam edhe për projekte të tjera infrastrukturore si për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10d, për të cilat e dini se me vendim të Kuvendit tonë, dy drejtimet rrugore do të ndërtohen nga konsorciumi amerikan-turk “Behtel dhe Enka”, tha Kryeministri Kovaçevski në intervistën për Zërin e Amerikës.