Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e 154-të,e mbajtur më 16 maj 2023, shqyrtoi dhe miratoi Strategjitë nacionale për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe kundër terrorizmit të shoqëruar me Plane Veprimi, për periudhën 2023 - 2027.
Koordinimi për zhvillimin e dokumenteve strategjike u drejtua nga Komiteti Kombëtar për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Kundër=Terrorizmit.
Duke marrë parasysh se ekstremizmi i dhunshëm dhe terrorizmi janë probleme komplekse të sigurisë që nuk njohin kufijtë, kulturat, fetë apo grupet etnike, fenomene që na prekin të gjithëve dhe në këtë mënyrë kërkojnë një reagim të gjërë social dhe të integruar, Komiteti Kombëtar për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Kundër-Terrorizmit përfshiu aktorë të ndryshëm socialë në zhvillimin e Strategjive. Përfaqësuesit e institucioneve shtetërore, komuniteteve fetare, komunitetit akademik, sektorit civil dhe të medias morën një rol aktiv.
Fokusi kryesor i dokumenteve është në parandalimin e radikalizimit që çon në terrorizëm, forcimin e kapaciteteve institucionale për të luftuar kundër këtyre fenomeneve - në kontekstin e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit të shtetit dhe qytetarëve, duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, të përcaktuara si nga e drejta vendase ashtu edhe nga ajo ndërkombëtare.
Tekstet e dy Strategjive Kombëtare dhe Planeve të Veprimit janë plotësisht në përputhje me strategjinë për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm dhe për të luftuar terrorizmin, Strategjinë Globale kundër Terrorizmit të Kombeve të Bashkuara dhe standardet evropiane për zhvillimin e këtij lloji të dokumenteve.